Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça deklaroi se policët do të kthehen sot në Kosovë.
Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri, vijon më tej ai në një postim në facebook duke akuzuar Serbinë se po vazhdon lojërat e saj.
“Serbia vazhdon me lojërat e saj.
Policët tanë sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës. Për t’u bashkuar kështu me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës" shkruan në një postim në facebook.
Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, u liruan sot dhe do të hetohen në liri
Lajmi kryesor:
Serbia liron 3 policët e Kosovës! Kurti: Rrëmbimi duhet ndëshkuar! Vuçiç bisedon me Blinken: Kërkova lirimin e serbëve të arrestuar! BE: Të zhvillohen zgjedhjet
S.G//ReportTv.al