KRUJË - Tre punonjës të fasonerisë 'Endi sh.p.k.' të mbyllur me 15 prill në Krujë, janë gjobitur me nga 700 mijë lekë secili, për shkak se u ishte thënë të vetëkarantinohen, por janë konstatuar nga policia jashtë banesës së tyre.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin O.H., banues në Borizanë, A.B., 41 vjeç, banues në Borizanë dhe Sh. P, 51 vjeç, banues në Fushë Krujë, të tre punëtorë të fasonerisë ku ka dhjetra të prekur nga koronavirusi.
Në qytetin e Krujës ka shpërthyer aktualisht vatra më e rrezikshme e përhapjes së koronavirusit. Nga një fasoneri, e cila prodhon këpucë janë infektuar deri më tani me dhjetra punonjëse dhe kontakte të tyre, familjarë.