4 persona janë prekur me koronavirus në qytetin e Përmetit. Burime për Report TV bëjnë të ditur se janë infektuar një biznesmen, një edukatore kopshti dhe dy persona të tjerë. Gazetari i Report TV, Piro Nase raporton se bëhet fjalë për biznesmenin me iniciale Xh.K, i cili dyshohet se është prekur ditët e fundit kur ka qenë në Tiranë.
Ndërsa edukatorja me iniciale O.T., mësohet se e ka marrë virusin në Himarë taksa ishte në plazh. Kjo situatë ka sjellë edhe mbylljen e kopshtit që nga dita e djeshme. Rasti i tretë i përket një gruaje nga fshati Kosinë i Përmetit me iniciale E.F.
Të 4 të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre ndërkohë që përgjigja pozitive të të tre të prekurve me Covid-19, ka vënë në lëvizje Policinë e Përmetit dhe NJVKSH për të gjurmuar kontaktet e të tre të prekurve. Me numrin e sotëm Përmeti shkon në 5 të infektuar me Covid-19 pas rastit të parë të shfaqur 2 javë më parë ku një muzikant u identifikua si rasti i parë me Covid-19 nga ky qytet.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në Vlorë janë 7 raste të reja me koronavirus. Mësohet se të infektuarit janë raste të kontakteve të mëparshme.
Lajmi kryesor:
72 viktima/ Sot 3 humbje jete, rritje rekord, 90 raste me COVID, shtrohet foshnja e parë! Mbyllet minibashkia 2 në Tiranë, infektohet familja gjermane në Pogradec
//ReportTv.al