Tre raste të dyshuar për koronavirus në Kosovë të cilët kanë ardhur nga Italia rezultojnë negativ. Atyre u janë bërë analizat dhe përgjigjet kanë qenë negative. Tre rastet e dyshuara një 69-vjeçar, jo shtetas kosovar dhe dy të tjerët, 23 dhe 25 vjeç, shtetas të Kosovës, kanë ardhur nga Italia dhe aktualisht u izoluan për një periudhë disa orëshe në Klinikën Infektive në QKUK derisa dolën rezultatet.
Dy të rinjtë kishin ardhur nga Italia dhe kaluar përmes Shqipërisë drejt Kosovës në doganën e Vermicës. Ndalimi i tyre u pë pikërisht nga mjekët në doganën e Kosovës, ku shfaqën simptoma të koronavirusit. Ata kishin udhëtuar me makina të ndara dhe njëri prej të rinjve ka shfaqur temperaturë të lartë. Ata u shoqëruan në mënyrë të sigurt dhe u izoluan drejt Klinikës Infektive në Prishtinë ku bënë dhe analizat. Edhe 69-vjeçarit, i cili punon si shitës në Kosovë iu bën analizat, por fatmirësisht gjithçka u qartësua dhe nuk rezultoi të ishte prekur nga Koronavirusi.
Momenti i shoqërimit të dy të rinjve nga pika doganore e Vermicës drejt spitalit në Prishtinë