Të gjithë rrugët që do të jenë pjesë e korridorit Milot-Fier, do të jenë me pagesë. Përveç autostradës Thumanë-Kashar, i vetmi lot i përfunduar i Korridorit Blu, zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkeleda Muça tha në Komisionin e Ekonomisë se pritet të nënshkruhen kontratat për 3 segmentet e tjera pasi janë shpallur fituesit.
“Segmenti Milot-Thumanë është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të kontratës. Për Milot Balldrenin jemi në një fazë procedure për përzgjedhjen e projektimit ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimin e segmentit. Për Balldren-Muriqanit jemi në fazën e studimit të fizibilitetit. Në lidhje me segmentin Kashar-Pezë-Lekaj është shpallur fituesi jemi në fazë negocimi dhe shumë shpejt do të nisin punimit dhe për Lekaj-Fier është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të saj. Të gjitha do të ketë një rrugë alternative sepse jemi në Partneritet Publik Privat. Do të jenë me të njëjtën formulë si Thumanë-Kashar, dhe do të jenë me koncesion. Do të jenë me pagesë por do të ketë rrugën alternative gjithmonë në përdorim”, tha zëvendësministrja.
Për tre akset që janë shpallur fituesit e koncesioneve vlera e investimit është 839,4 milionë euro, dhe për të tre projektet afati i koncesionit është 35 vite. Segmenti Milot-Thumanë me gjatësi 13.5 km do të kushtojë 44,6 milionë euro pa TVSH, që do të ndërtohet nga bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers” dhe “I.D.K- Konstruksion”.
Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra me kosto 474,8 milionë euro pa TVSH, do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion” sh.a, “Junik” sh.p.k, “Cobial” sh.p.k. “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k. “Geoportal” sh.p.k. dhe “A&E Engineering” sh.p.k.
Lekaj-Fier me gjatësi 46 km do të kushtojë 320 milionë euro. Kjo rrugë do të ndërtohet nga bashkimi i disa bizneseve me kryesor “Fusha” sh.p.k dhe “Agbes Construksion”, “Albavia” sh.p.k. “Kupa” sh.p.k , “Ante-Group”, “Klodioda” sh.p.k, “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” dhe “Sphaera” sh.p.k.
Ndërsa 21 kilometrat e Thumanë-Kasharit kanë kushtuar 226 milionë euro dhe u ndërtua nga firma Gener 2.
Detajet për rrugët e tjera që do të jenë me pagesë u dhanë në komisionin e ekonomisë teksa shqyrtohej marrëveshja e kredisë prej 100 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve, për ndërtimin e Hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.
Kjo linjë hekurudhore do të kushtojë në total 363 milionë euro, nga të cilat janë 98 milionë euro janë kredi nga BERZH, dhe 133 mln euro është grant nga ËBEF. Ndërsa vlera prej 60 milionë eurosh që do të përdoret për elektrifikimin e hekurudhës, Ministria e Infrastrukturës tha se po punohet që 30 milionë të merren përsëri pranë BERZH si grant.
Punimet për këtë projekt parashikohet të zgjasin, deri në vitin 2030, duke bërë të mundur që Shqipëria të lidhet me hekurudhë me Malin e Zi që do të përdoret dhe për qëllime ushtarake, veç transportit të mallrave dhe pasagjerëve.
Si cdo vend i botes.Nuk don te udhetosh ne autostrat ke rruget tjera nacionale.Ky eshte kapitalizmi.Sipas :xhepit" zgjedh edhe sherbimin qe kerkon.Kapitalizmi eshte armiku me i madhe i "QYL"-it,ne vecanti atij shqiptar
PërgjigjuKur sua fut shqiptari juve.futjani ju shqiptarit.i gjori popull mban mbi kurriz turlilloj krijesash hibride nga me te shpifurat.bejn sikur qeverisin.zhvasin parat.vendosin ti marrin vete dhe ne fund i fusin dhe nje takse per piacere. Ropt ku ti keni.o rrace borde..osh.
PërgjigjuOpo bjerini pushka top, rruga 30 euro
Përgjigju