Gentian Selmani

Tre sezone në Turqi, futbollisti i kombëtares shqiptare mbetet pa skuadër

9 Janar 2023, 18:23| Përditesimi: 9 Janar 2023, 18:37

  • Share

Gentian Selmani nuk është më portieri i Boluspor në Ligën e Parë turke. Klubi ka konfirmuar dakordësinë me 24-vjeçarin e kombëtares shqiptare, me palët që kanë rënë dakord për prishjen e kontratës para kohe.

"Rrugët tona me futbollistin Gentian Selmani u ndanë me marrëveshje të përbashkët. Dëshirojmë të falënderojmë Gentian Selmanin, i cili na u bashkua në sezonin 2020-2021 dhe luajti në 50 ndeshje në klubin tonë, për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në karrierë”, thuhet në njofimin e Boluspor.

Pas 50 ndeshjeve me Boluspor, Selmani tanimë është i lirë për të zgjedhur një tjetër klub në afatin kalimtar të janarit. I dalë nga moshat e Partizanit, Selmani ka luajtur në Superligë me Kastriotin dhe Laçin, teksa shkëlqeu te kurbinasit dhe në verën e 2019 u bashkua fillimisht me Menemenspor në Turqi dhe më pas me Boluspor. Me kombëtaren shqiptare A, Selmani ka luajtur në katër ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?