Që në ditët e para të transmetimit televiziv të emsionin “Pa Gjurmë” në Report Tv u denoncuan 3 raste të tjera urgjente të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Julia Kalemi, 40 vjeçe, nga Tepelena, humbi kontaktet me familjen në datën 10 shtator, nga Janina e Greqisë. Ditën që u zhduk nuk la asnjë adresë, përvecse i pohoi të birit se do të dilte të konsumonte një kafe me një mikeshë, por familjarët zbulojnë se Julia ishte drejtuar në tokën shqiptare, ku nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton të ketë kaluar me këmbë pikën kufitare të Kakavijës, më datë 10 shtator 2020, në orën 13: 00, mesditen e së enjtes. 3 vitet e fundit, Julia Kalemi kurohej nga depresioni, ndërsa ka tentuar edhe vetwvrasjen. Bashkëshorti i saj, i cili ka udhëtuar me urgjencë nga Janina akuzoi familjarët e bashkëshortes se mund ta mbajnë ata peng në Shqipëri. Këta të fundit janë lidhur me “Pa Gjurmë” duke dhënë fakte tronditëse për Julia Kalemin dhe bashkëshortin e saj grek.
Flamur Abazi, 62 vjeç nga Golemi, humbi kontaktet në datën e 14 gushtit të këtij viti, mbrëmjen vonë në orën 22:00, duke e lënë në gjumë bashkëshorten me të cilën jeton. Nga kamerat e sigurisë, u zbulua se Flamur Abazi kishte marrë rrugën për në plazh dhe kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë ngjyrë të bardhë si dhe mbante një kapele. Pak kohë më parë, 62-vjecari është diagnostikuar me Alzaimer dhe kurohej me medikamente. Dëshmitë e mbërritura tregojnë së Flamur Abazi është parë në Shkodër, në një gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërkohë, ka nisur puna kërkimore nga policia e zonës.
Nelo Dokaj, 23 vjeç nga Saranda, humbi kontaktet më 23 korrik nga Saranda. I riu u nis për të punuar në një pulari. Sipas nënës së tij, kjo nuk ishte hera e parë që i riu largohej nga shtëpia në këtë mënyrë. Ditën që është larguar, Nelo Dokaj, nuk kishte as celular dhe as mjet identifikimi me vete. Familjarët rrëfejnë, se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kohët e fundit kurohej nga depresioni. Dyshohet se i riu, nga qyteti bregdetar ka përfunduar në një qendër rehabilitimi në Tiranë…
“Pa Gjurmë” vazhdon misionin e tij duke qenë cdo ditë në trasmetim live ( E hëne-E premte ora 16:00-17:30). Për të gjithë ata që kanë informacione, janë të lutur të na kontaktojnë në numrat e redaksisë:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: "https://www.facebook.com/pagjurme/" "https://www.facebook.com/pagjurme/" "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel