Kronikë

Tre të miturat në Korçë përfunduan në spital, ky është produkti që konsumuan vajzat

19 Shtator, 10:42| Përditesimi: 19 Shtator, 10:53

  • Share

1758271050_karameletmehashash.jpg

Foto: Produkti që konsumuan vajzat

Tre vajzat e mitura të moshave 10, 7 dhe 3 vjeçe në qytetin e Korçës përfunduan në spital ditën e djeshme pasi konsumuan disa karamele që gjetën në afërsi të një koshi mbeturinash.

Më vonë u zbulua se karamelet përmbanin esencë hashashi, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë së fundmi.

Karamelet  janë të llojit Camino, dhe secila prej tyre përmban 10 miligram THC

THC është përbërësi kryesor kimik psikoaktiv në lëndët narkotike që shkakton efektet ‘dehëse’ që njerëzit përjetojnë kur përdorin kanabis ose produkte të tjera të tij.

Produkti është i ndaluar ligjërisht për tregtim në Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Korçë/ 3 motrat e mitura konsumuan karamele me hashash, mjeku: ‘Caminot’ të rrezikshme për fëmijët! Substanca TCH dëmton sistemin nervor, s’ka antidot (VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?