Kronikë

Tre të rinjtë u kapën me 3 kg drogë, celulari zbulon pritësin grek, arrestohet në kufi

27 Gusht 2019, 08:19| Përditesimi: 27 Gusht 2019, 08:22

  • Share

Mbrëmjen e djeshme tre shqiptarë dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të trafikonin një sasi prej 3kg kanabis për në Greqi.

Operacioni u shtri në Qafë Botë dhe në Igumenicë, ku fillimisht janë arrestuar tre shqiptarët G. SH 21 vjec,  A. A 22 vjec,  dhe A. S. 19 vjec banues në  bashkinë Konispol.

Pas arrestimit të tyre policia ka kontrolluar telefonin që përdornin për të komunikuar me grekun që i priste në kufi. Falë bashkëpunimit me policinë greke është bërë e mundur edhe arrestimi i grekut i cili në banesë kishte një sasi tjetër kanabisi. Greku i arrestuar është G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart.

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg  lëndë narkotike Kanabis.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?