Bota

Zemërimi i Trump ndaj Izraelit dhe Iranit: Armëpushimi u shkel, ata nuk e dinë çfarë po bëjnë! Teherani: Lufta 12 ditore ka mbaruar

24 Qershor, 07:02| Përditesimi: 24 Qershor, 23:03

  • Share

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmet 12 ditore mes Iranit dhe Izraelit kanë mbaruar. Kjo deklaratë vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.

 "Sot, pas rezistencës suaj të guximshme, një komb i madh që bëri histori, po dëshmojmë një armëpushim dhe fundin e luftës 12-ditore që iu imponua kombit iranian nga aventurizmi dhe zjarrvënia e regjimit sionist', theksoi ai.

Armëpushimi 12-orësh mes Izraelit dhe Iranit pas disa ditësh sulmesh hyri në fuqi mëngjesin e së martës, ndërsa u shkel vetëm pas tre orësh. 

Forcat Izraelite thanë se Irani kishte lëshuar raketa drejt tyre. I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se “do përgjigjen me forcë”. Por Teherani e mohoi të ketë shkelur armëpushimin.

Ishte presidenti amerikan Donald Trump, i cili njoftoi marrëveshjen, akuzoi të dyja palët se kishin shkelur kushtet e armëpushimin. Nga Shtëpia e Bardhë, ai u shpreh i zhgënjyer për vazhdimin e sulmeve.

“Praktikisht kemi dy vende që po luftojnë prej kaq shumë kohësh dhe me aq ashpërsi, sa nuk dinë më se çfarë dreqin po bëjnë.”, deklaroi Trump.

Më pas, bëri disa postime ku shkruante se Izraeli nuk do të sulmonte më Iranin dhe se ky i fundit nuk do të mund të rindërtojë më objektet bërthamore. Zhvilloi edhe një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas së cilës zyra e qeverisë së Izraelit, theksoi se kishin vendosur të ndalonin sulmet e ashpra.

Trump njoftoi një ditë më parë përmes Truth Social se ishte rënë dakord për një armëpushim "total" midis Iranit dhe Izraelit për t'i dhënë fund konfliktit të tyre aktual. Njoftimi erdhi disa orë pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore.

Ora 22:59
Netanyahu: Trump është miku më i mirë që kam pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë

1749844433_lcimg5b3d2ea0274d439cb13eea.jpg

"Në emër të qytetarëve të Izraelit, falënderoj mikun tim, Presidentin Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara për rolin e tyre në mbrojtjen e Izraelit dhe largimin e kërcënimit bërthamor iranian, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

 "Ky është fryt i një përpjekjeje diplomatike që udhëhoqa së bashku me Sekretarin Ron Dermer me Trumpin dhe ekipin e tij. Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik më të madh në Shtëpinë e Bardhë dhe e falënderoj thellësisht për bashkëpunimin tonë. Kjo ka implikime të mëdha për sigurinë kombëtare të Izraelit dhe për të gjithë Lindjen e Mesme", shtoi ai.

Ora 21:48
Inteligjenca e SHBA 'grusht' Trumpit: Programi bërthamor i Iranit nuk u shkatërrua, u shty me disa muaj

1750794564_90001750792984xscreenshot22576.jpg

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, Fordoëw, Natanz dhe Esfahan, nuk shkatërruan në mënyrë të rëndësishme programin nuklear të republikës islamike, por e shtynë atë për disa muaj.

Burime nga Pentagoni flasin për centrifuga “të mbetura kryesisht të paprekura” dhe për rezerva uraniumi po ashtu, përkundër pohimeve paraprake të presidentit Trump dhe zyrtarëve ushtarakë se objektet ishin shkatërruar plotësisht .

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë nuk vonoi për këtë çështje. Zëdhënësja Karoline Leavitt kritikoi ashpër rrjedhjen e informacionit që konsideroi si krejtësisht të pasaktë dhe fajësoi një “person anonim” në komunitetin e inteligjencës për daljen e të dhënave .

Ndërkohë, Trump përshkroi sulmet si “shumë të suksesshme” dhe u shpreh se objektet “ishin zhdukur plotësisht” . Kjo krijoi një hendek të dukshëm mes versionit zyrtar dhe analizës që del nga burimet inteligjente. 

Ora 21:28
Netanyahu: Këtë mëngjes eliminuam qindra agjentë iranianë

1750105861_thumbsbcc15648abc2c8d85771ad1c2be86cb3b6.jpg

"Me urdhër të Trump-it, ushtria amerikane shkatërroi impiantin e Fordow-t. Ne kemi sulmuar dhjetëra struktura të tjera, përfshirë laboratorë dhe impiante për prodhimin e centrifugave," deklaroi Benjamin Netanyahu.

"Kemi goditur të gjithë arkivin, i cili përmbante të gjitha njohuritë që Irani kishte për krijimin e një bombe atomike. Herët në mëngjes, pak orë para se të niste armëpushimi, i dhamë regjimit të ajatollahëve goditjen më të rëndë në historinë e tij. Kemi eliminuar qindra agjentë të regjimit në sulmin më shkatërrues që kam parë në 50 vitet e fundit," tha kryeministri izraelit.

Ora 21:22
IDF: Vëmendja e ushtrisë do të kthehet tek Gaza

1750793306_idfn.jpg

Pas armëpushimit me Iranin, “vëmendja tani kthehet sërish tek Gaza. Për të rikthyer në shtëpi pengjet dhe për të rrëzuar regjimin e Hamasit,” -tha shefi i shtabit të përgjithshëm izraelit, Eyal Zamir.

Ora 21:17
IDF: Fushata kundër Iranit nuk ka mbaruar, një fazë e re nis

1750792947_sfafaggss.JPG

Fushata kundër Iranit do të vijojë është shprehur IDF. 

"Kemi përfunduar një fazë të rëndësishme, por fushata kundër Iranit nuk ka mbaruar. Po hyjmë në një fazë të re bazuar në rezultatet e asaj aktuale. Kemi pezulluar me vite projektin bërthamor iranian, dhe po ashtu programin e tij raketor,” deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm izraelit, Eyal Zamir.

Ora 21:12
Agjencia bërthamore në Iran gati për rinisjen e pasurimit me uranium

1750792621_cq5dam.thumbnail.cropped.750.422.jpeg

Agjencia iraniane për energjinë bërthamore ka njoftuar rifillimin e pasurimit të uraniumit.

“Programi bërthamor iranian do të vazhdojë pa ndërprerje dhe jemi gati të rinisim pasurimin. Programi ynë nuk do të ndalet,” tha agjencia, cituar nga mediat iraniane.

Ora 19:03
Irani rihap hapësirën ajrore për fluturime ndërkombëtare

1750704709_Irandrapeauteheran760.jpg

Hapësira ajrore iraniane u rihap pas një armëpushimi me Izraelin pas 12 ditësh luftimesh dhe ndërhyrjes së SHBA-së, shkruan FlightRadar24, faqja që monitoron trafikun ajror ndërkombëtar.

Fluturimet ndërkombëtare tani mund të ulen dhe të ngrihen nga aeroporti i Teheranit.

Ora 19:03
Presidenti iranian Masud Pezeshkian ka shpallur fundin e luftës 12 ditore

1750784690_wrfaatgas.JPG

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të pranojë kushte të padrejta të imponuara me forcë nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se Irani nuk synon të ndërtojë një armë bërthamore, por do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat e veta legjitime. 

Presidenti iranian Masud Pezeshkian ka shpallur “fundi i luftës së 12 ditëve që iu imponua vendit të tij

“Ne jemi të hapur për dialog, jo për imponime,” deklaroi Pezeshkian, duke saktësuar se Irani nuk do të shkelë armëpushimin, përveç nëse ai shkelet nga Izraeli. Sipas tij, kthimi në tryezën e bisedimeve është i mundur, por vetëm në kushte të barabarta dhe me respekt ndaj sovranitetit iranian.

Deklaratat e presidentit iranian vijnë në një kohë tensioni në rajon dhe përpjekjesh ndërkombëtare për të ringjallur negociatat mbi programin bërthamor të Iranit.

Ora 16:36
Lideri suprem fton popullin në tubim ‘për fitoren ndaj Izraelit’ në sheshin Teheranit

1750775856_TehranEnghelabSquare2006.jpg

Autoritetet iraniane kanë thirrur për këtë pasdite një manifestim në sheshin Enghelab të Teheranit, për të festuar atë që e cilësojnë si fitore kundër Izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat iraniane. Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 sipas kohës lokale (16:30 sipas orës së Italisë). Parakalime dhe manifestime pritet të mbahen edhe në qytete të tjera të Iranit.

“Këshilli për koordinimin e propagandës islamike ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në një manifestim mbarëkombëtar në mbështetje të luftëtarëve të forcave të armatosura dhe të operacionit krenar ‘Besharat Fatah’”, raportoi agjencia Tasnim.

“Regjimi izraelit u detyrua të ndalojë njëanshmërisht agresionin e tij ndaj Republikës Islamike, pas një përgjigjeje vendimtare dhe të fuqishme nga forcat e armatosura iraniane”, thuhet në një njoftim të sekretariatit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

 

Ora 16:25
Presidenti iranian: Nëse regjimi sionist nuk e shkel armëpushimin, as ne nuk do ta bëjmë

1722368812_masudpezeshkian.JPG

Presidenti iranian Masud Pezeshkian tha se Teherani do të respektojë armëpushimin me Izraelin, me kusht që edhe Izraeli të respektojë kushtet e tij.

"Nëse regjimi sionist nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë", tha Pezeshkian në një bisedë telefonike me kryeministrin malajzian Anëar Ibrahim.

Ora 16:23
Komandanti i Gardës Revolucionare: Çdo sulm i ri nga SHBA do të sjellë një përgjigje edhe më shkatërruese, Trump është i marrë dhe injorant

1750775216_48332.jpg

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad Pakpour. Sipas tij, çdo sulm i ri do ta detyrojë Teheranin t’i japë Uashingtonit një “përgjigje edhe më të ashpër” dhe një “mësim historik”, në vazhdën e sulmit me raketa ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar hakmarrje për bombardimin nga SHBA i tre impianteve bërthamore iraniane.

Pakpour deklaroi se sulmi ndaj bazës Al Udeid ka goditur “zemrën e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”. Ai shtoi se impiantet kanë pësuar dëme materiale, pavarësisht aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Donald Trump, tha më tej Pakpour, është “i marrë dhe injorant” për urdhrin e tij për të bombarduar objektet bërthamore të Iranit.

Ora 15:23
Netanyahu i 'bindet' Trump, heq dorë nga sulmet ndaj Iranit pas telefonatës që zhvilluan

1750771644_GettyImages22090666741.jpg

Izraeli ka hequr dorë nga sulmi agresiv ndaj Iranit pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me presidentin e SHBA-së Donald Trump. 

Zyra e Netanyahut tha se Tel Avivi goditi një radar iranian në përgjigje të sulmit të sotëm me raketa iraniane ndaj Izraelit dhe se pas bisedës me Trump, ka hequr dorë nga sulme të mëtejshme. 

"Gjatë bisedës, Presidenti Trump shprehu vlerësimin e tij të madh për Izraelin, i cili ka arritur të gjitha objektivat e luftës. Presidenti gjithashtu shprehu besimin e tij në stabilitetin e armëpushimit", thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit izraelit.
 

Ora 15:21
Eliminohet komandanti i inteligjencës së Iranit, u vra një ditë më parë nga sulmet izraelite

1750771348_GuNTWNuWEAACtYY.png

Komandanti i forcës së mbrojtjes së inteligjencës së paramilitarëve iranianë Basij, Mohammad Taghi Yousefvand, u vra dje në një sulm raketor izraelit në Teheran.

Lajmi u konfirmua nga zyra e marrëdhënieve me publikun e IRCG-së në Lorestan, raporton Iran International.

Ora 13:58
Trump i ‘tërbuar’: Izraeli dhe Irani nuk dinë më se çfarë po bëjnë

“Praktikisht kemi dy vende që po luftojnë prej kaq shumë kohësh dhe me aq ashpërsi, sa nuk dinë më se çfarë dreqin po bëjnë.”

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, i zemëruar me Izraelin dhe Iranin për shkeljen e armëpushimit që ai vetë kishte shpallur natën e mëparshme.

Deklarata u bë gjatë një prononcimi për gazetarët, përpara nisjes së Trump drejt samitit të NATO-s në Hagë.

Ora 13:50
‘Armëpushimi është në fuqi’, Trump: Izraeli s’do të sulmojë Iranin, aeroplanët do të kthehen në shtëpi

1750364280_16c29793ae35435fb7cceaf86dab1b90078aadae6632a49fd0a8e94d09e4f412.jfif

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Izraeli nuk do të sulmojë më Iranin dhe se armëpushimi mbetet në fuqi. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se avionët do të kthehen në Izrael

“IZRAELI nuk do të sulmojë Iranin. Të gjitha avionët do të kthehen pas dhe, në shenjë miqësie, do të bëjnë një “valë ajrore” drejt Iranit. Askush nuk do të dëmtohet, armëpushimi është në fuqi! Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, shkruan Trump.

Ora 13:41
Trump reagon sërish: Irani nuk do t’i rindërtojë kurrë objektet bërthamore

1749762992_3fcf709a6e7c549975c4f7330687dba8.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish pasi akuzoi Izraelin dhe Iranin që kanë shkelur armëpushimin.

Në një postim në Truth Social, ai shkruan se Irani s’do të rindërtojë më kurrë objektet e veta bërthamore

“Irani nuk do t'i rindërtojë kurrë objektet e veta bërthamore!”, shkruan ai.

Ora 13:16
Trump: Do të përpiqem t’i jap fund shkeljeve të armëpushimit

1750172625_trump.JPG

Donald Trump është i bindur se mund të ndalë shkeljet që kanë çuar në dështimin e armëpushimit të saposhpallur mes Iranit dhe Izraelit.

“Do të përpiqem t’i jap fund shkeljeve të armëpushimit,” tha ai para një grupi gazetarësh përpara nisjes drejt samitit të NATO-s në Hagë, raporton NBC.

Ora 13:08
Katari: Hamasi dhe Izraeli do të zhvillojnë bisedime indirekte për armëpushim brenda dy ditëve të ardhshme

Hamasi dhe Izraeli do të zhvillojnë negociata indirekte për armëpushim brenda dy ditëve të ardhshme, tha kryeministri i Katarit, Al Thani, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin libanez, Salam. Al Thani tha se shpresonte që Izraeli të mos përfitonte nga situata me Iranin për të sulmuar Gazën.

Ora 13:05
Shkelja e armëpushimit, Trump thirrje Izraelit: Mos hidhni bomba, kthejini pilotët në shtëpi

1750364280_16c29793ae35435fb7cceaf86dab1b90078aadae6632a49fd0a8e94d09e4f412.jfif

“Izrael, mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni, është një shkelje e rëndë. Kthejini pilotët në shtëpi, menjëherë!” – shkruan presidenti amerikan Donald Trump në platformën Truth.

Ora 13:04
Trump: Si Izraeli, edhe Irani kanë shkelur armëpushimin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se si Izraeli, ashtu edhe Irani, kanë shkelur kushtet e armëpushimit përmes sulmeve, pavarësisht se ishte përcaktuar që ndalimi i luftimeve të hynte në fuqi të martën. Në një deklaratë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, përpara nisjes drejt samitit të NATO-s në Hagë, Trump u shpreh i zhgënjyer për vazhdimin e sulmeve.

“E kanë shkelur, por edhe Izraeli e ka shkelur,” tha ai. Më tej, shtoi: “Nuk jam i kënaqur me Izraelin. Ktheji pilotët në shtëpi. Tani!”

Ora 12:10
Edhe Irani akuzon: Izraeli sulmoi pas armëpushimit

Televizioni shtetëror iranian tha se Irani akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit duke kryer sulme të reja. Izraeli kreu disa sulme kundër objektivave në Iran këtë mëngjes, pasi u shpall armëpushimi, dhe Teherani beson se është i autorizuar t'i përgjigjet agresionit, tha Shtabi i Forcave të Armatosura të Iranit, Khatam al-Anbiya. "Regjimi sionist sulmoi objektiva në tokën iraniane në tre faza këtë mëngjes para orës 9:00" (6:30 në Shqipëri), ishte njoftimi i lexuar nga televizioni shtetëror iranian.

Ora 11:53
21 të vdekur në Gaza, shumë prej tyre prisnin ndihmat

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, të paktën 21 persona u vranë ndërsa prisnin ndihmë pranë një qendre shpërndarjeje në enklavën palestineze, në veri të Rafah. Agjencia e lajmeve Wafa raportoi numrin e të vdekurve, shumica prej tyre civilë të vrarë ndërsa prisnin ushqim dhe ujë. Përveç kësaj, dronët izraelitë hapën zjarr në verilindje të kampit të refugjatëve Al-Bureij në Gazën qendrore. "Pas bombardimit nga forcat pushtuese izraelite të grumbullimeve të qytetarëve që prisnin ndihmë në Rripin qendror të Gazës me plumba dhe predha tankesh" në orët e para të ditës, "21 persona u vranë dhe rreth 150 u plagosën", tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal. Bassal shtoi se pesë persona të tjerë u vranë dhe disa u plagosën në një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në qytetin e Gazës.

Ora 10:25
'Nuk shkelëm armëpushimin'/ Irani mohon sulmin në Izrael

Televizioni iranian ISNA thotë se lajmet për një sulm me raketa ndaj Izraelit pas hyrjes në fuqi të armëpushimit janë të rreme. Media shtetërore iraniane citohet për këtë deklaratë nga Reuters.

Ora 10:08
Irani shkeli armëpushimin, ministri izraelit i Mbrojtjes: Do të përgjigjemi me forcë

1750401772_israelkatz.webp

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka lëshuar një deklaratë, ku thotë se do të përgjigjet me forcë ndaj Iranit, i cili lëshoi raketa drejt territorit izraelit pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

"Kam udhëzuar ushtrinë që t'i përgjigjet me forcë shkeljes së armëpushimit nga Irani, me sulme me intensitet të lartë kundër objektivave në zemër të Teheranit.", ka deklaruar Katz. 

Ora 09:36
Shkelet armëpushimi? Ushtria izraelite: Sirenat janë ndezur në veri, Irani ka lëshuar raketa

Në orët kur po flitet për hyrjen në fuqi të armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, ushtria izraelite njofton se ka dhënë alarmin në veri të vendit pasi Irani sipas saj ka lëshuar raketa në drejtim të tij. 

 

Ora 09:28
BE mirëpret armëpushimin Izrael-Iran/Von Der Leyen: Hap drejt stabilitetit në rajon

Armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit të njoftuar nga Presidenti i SHBA e përshëndeti edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen. Ajo e cilëson atë në një postim në X një hap drejt stabilitetit. 

 

Ora 09:12
Irani: 9 të vrarë në një sulm izraelit në veri të vendit, plagosen 33 të tjerë

1750749174_1d2e4420508111f08c47237c2e4015f5.jpg

Të paktën 9 persona janë vrarë në një sulm izraelit në Iranin verior, raportuan mediat iraniane, duke thënë se sulmi u krye përpara se presidenti i SHBA-së Donald Trump të shpallte armëpushimin.  Të plagosur mbetën 33 të tjerë.

"Katër ndërtesa banimi u shkatërruan plotësisht dhe shumë shtëpi aty pranë u dëmtuan nga shpërthimet" në Astaneh-ye Ashrafiyeh, deklaroi Ali Bagheri, një zyrtar në provincën veriore të Gilanit, në kufi me Detin Kaspik.

Ora 09:12
Kancelari gjerman: Mirëpresim armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit! Do ta bëjë Lindjen e Mesme dhe botën më të sigurt

Foto: Friedrich Merz  

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se mirëpret thirrjen e Donald Trump për një armëpushim në konfliktin Izrael-Iran, duke shtuar se suksesi i saj do të ishte një “zhvillim shumë pozitiv”.

Përmes një postimi në X Merz falënderoi Katarin për qetësinë e tij në atë që ai e përshkroi si kohë “dramatike”.

Komentet vijnë pasi kryeministri i Katarit thuhet se siguroi marrëveshjen e Iranit me propozimin e armëpushimit të SHBA-së në një telefonatë me Teheranin, tha një zyrtar i informuar për këtë çështje për Reuters.

“E mirëpres thirrjen e presidentit amerikan për një armëpushim të njëpasnjëshëm. Nëse ky armëpushim do të ketë sukses pas sulmeve vendimtare ushtarake amerikane kundër objekteve bërthamore iraniane, ky do të jetë një zhvillim shumë pozitiv.

Do ta bëjë Lindjen e Mesme dhe botën më të sigurt. U bëj thirrje si Iranit ashtu edhe Izraelit që ta marrin parasysh këtë thirrje. Falënderoj Katarin dhe shtetet e tjera në rajon për qetësinë e tyre në këto ditë dhe orë dramatike.

“Ne do të diskutojmë me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë në margjinat e samitit të sotëm të NATO-s në Hagë se si situata mund të stabilizohet më tej”, shkroi Merz.

Ora 08:37
Izraeli konfirmon marrëveshjen e armëpushimit: Kemi arritur të gjitha objektivat në Iran

1750105893_thumbsbcc15648abc2c8d85771ad1c2be86cb3b6.jpg

Izraeli konfirmon se ka pranuar propozimin e Donald Trump për një armëpushim dypalësh, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. Qeveria izraelite tha se kishte arritur të gjitha objektivat e luftës së saj kundër Iranit.

Në një deklaratë, Izraeli theksoi se ka hequr kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike. Gjithashtu, në deklaratë, qeveria izraelite u shpreh se ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane.

“Izraeli falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”, thuhet më tej në deklaratë.

Izraeli thotë gjithashtu se do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit.

Ora 08:13
Hapet hapësira ajrore në Izrael

1750745690_download.jpeg

Hapësira ajrore izraelite u rihap pas sulmeve me raketa balistike iraniane, njofton Autoriteti i Aeroportit. 

Qielli i Izraelit është rihapur për fluturimet hyrëse pas një mbylljeje të shkurtër për shkak të sulmeve me raketa balistike iraniane, njofton Autoriteti i Aeroportit, raporton The Times of Israel.

Ora 07:21
Trump: Armëpushimi Izrael-Iran tani është në fuqi, ju lutem mos e shkelni

1750569328_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit "tani është në fuqi".

"JU LUTEM MOS E SHKELNI", shkruan ai në një postim në Truth Social.

Edhe media shtetërore iraniane ka raportuar se armëpushimi ka filluar. Ndërkohë ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Izraeli.

Postimi i Trump 
Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 24/06/2025 07:52

    Cuditeria fashiste Amerikane ku e shtiu Izraelin me gjith ndihmen te fillonte luften kunder Iranit dhe tani Fashisti thret per armepushim ,e mjera bote e qelbur qe bazohet ne fjalet e ket fashisti,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?