Tre vatra të reja të infeksionit me COVID-19 janë regjistruar në qytetin e Shkodrës. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se 4 rastet e reja janë nga vatra të reja të infeksionit. Mësohet se është prekur një 40-vjeçare, banuese pranë stacionit të trenit e cila punonte në një fasoneri në qytetin e Shkodrës. Ajo prej një jave kishte shfaqur shenja klinike, ndërkohë që pas testit ka rezultuar pozitive. Rasti tjetër janë dy persona nga e njëjta familje në lagjen e Kirasit, njëri prej të cilëve ishte përgjegjës i OSHEE-së në Vaun e Dejës. Mësohet se ato janë karantinuar, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe po monitorohen nga stafi mjekësor.
Lajmi kryesor:
23 viktima nga COVID-19! Bie sërish kurba e të infektuarve! 7 raste të reja në 24 orë, 182 të shëruar...konfirmohen 8 policë të prekur (VIDEO)
B.K./ReportTv.al