Zjarri "Woolsey" që u përhap në perëndim në komunitetet bregdetare, duke përfshirë Malibunë

Bota

Tre vatra zjarri përfshijnë Kaliforninë; 9 të vdekur, 35 të humbur dhe 250 mijë të evakuuar (Video)

10 Nëntor 2018, 10:05| Përditesimi: 10 Nëntor 2018, 11:47

  • Share

Nëntë persona kanë vdekur, 35 rezultojnë të humbur  dhe 250,000 njerëz janë evakuuar nga zjarret e rëna në jug të Kalifornisë.

Sipas BBC, zjarri ka shkatërruar atë që konsiderohet si “Qyteti i Parajsës” si dhe shtëpitë e shumë yjeve të Hollivudit. Nën urdhrat e evakuimit gjendet edhe "Thousand Oaks", vendi ku një person i armatosur vrau të mërkurën 12 vetë. Autoritetet amerikane kanë raportuar se zjarret e ashtuquajtura "Hill", "Woosley" and "Camp" po shtrijnë përmasat nga erërat e forta.

Guvernatori i Kalifornisë, Mark Ghilarducci ka deklaruar se "përmasat e shkatërrimit të zjarreve janë të pabesueshme".

Flaka”Woolsey” ka filluar të enjten pranë “Thousands Oaks”, rreth 40 milje në veri- perëndim të Los Anxhelosit qendror.  Edhe zjarri “Hill” ka filluar në të njëjtën kohë, po ashtu pranë “Thousand Oaks”.  Flakët tejkaluan kufijtë e prekur të sipërpërmendur të premten, duke u drejtuar zonave bregdetare si Malubu e Kalabasa. Sa i takon zjarrit “Camp”, ai ka filluar të enjten dhe raportohet se  deri më tani 20,000 hektarë të veriut të Sacramentos.

Pamjet ajrore që tregojnë zjarret që shtrihen drejt shtëpive në Malibu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?