Kur janë bërë 3 vite nga largimi nga jeta i mjeshtrit të muzikës shqiptare, Françesk Radi, këngëtarja Mariza Ikonomi i ka dedikuar fjalë zemre njeriut që la një pasuri të pazëvëndësueshme në botën muzikore shqiptare.
Këngëtarja e kujton si njeriun që i hapi dyert drejt muzikës, ndërkohë që tregon edhe momentin e parë kur njohu Profesorin e muzikës, që do të kthehej në mikun e zemrës për shumë këngëtarë.
Eh profesor i dashur, nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe në pallat të pionerit dhe kërkoje një vajzë të vockël për të kënduar këngën "Telefonatë zemrash". Nuk e harroj kurrë momentin kur më zgjodhe mua. Vërtetë më zgjodhe mua, por edhe unë të zgjodha ty, që kur pashë tek ty një Artist të Madhe një profesionalitet të hekurt dhe një zemër të pastër dhe të kulluar si ajo e një fëmije, ashtu siç isha dhe unë. Mezi prisja orët e provave që të këndoja këngën. Ajo këngë vërtetë ishte dhe mbetet një thirrje zemre dhe sot rreh edhe më fort në zemrën time dhe vazhdon këndon... A mund t' ja shuajmë diellit atë zjarr, a mund ta shterim një oqean, ashtu nuk treten ndjenjat e mia për ty, sado larg të jemi Profesor, mik i dashur' shkruan këngëtarja Mariza Ikonomi dhe publikon edhe pjesë nga duetet me njeriun që do të kujtohet gjatë, artistin e madh Françesk Radin.
Nuka gje me te bukur se te kujtoshe ata Artsite , ose me then me mir ato Shpirtra Artsitesh qe ja dhuruan pasionin e tyre Muzikes nji prej te cileve ishte edhe i Madhi i paharruari Francesk Radi. Rrespekt Mariza ,qe kujton ato momemnte te vecanta te jetes me nji Artist te cilat mbeten si nji Tatoo ne Memorje . Vetem njerzit e mire te ksaj Bote jane mirenjohes ,jane nostalgjike ,rrespektojne te Miren e ksaj Bote .
Përgjigju