Pamje nga punimet e UKT në zonat pa energji elektrike

Kronikë
Top 24

Tre zona të Tiranës pa energji, shkak dëmtimi i rrjetit të OSHEE nga ujësjellësi

26 Gusht 2018, 15:37| Përditesimi: 26 Gusht 2018, 15:42

  • Share

Disa zona të kryeqytetit kanë mbetur sot pa energji elektrike. Konkretisht një pjesë e zonës së Tregut Elektrik, Ali Demi dhe shkolla e Baletit.

OSHEE bën me dije se shkak për ndërprerjen e energjisë është bërë dëmtimi i rrjetit nga Ujësjellësi, i cili ka qenë duke punuar në infrastrukturën rrugore dhe ujësjellës-kanalizime.

Ndërkohë,  sipas OSHEE energjia pritet të rikthehet për pak minuta, pasi të përfundojë riparimi i rrjetit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?