COVID-19 nuk është një grip i zakonshëm, siç pretendonin shumë njerëz në fillim të pandemisë, pasi për shkak të këtij virusi fatal ka vdekur trefishi i numrit të njerëzve që vdesin nga një grip i zakonshëm sezonal, sipas një studimi francez.
Ky studim është publikuar ditën e djeshme nga “The Lancet Respiratory Medicine” dhe bazohet në më shume se 135.000 pacientë francezë, ku nga ata 89.530 kanë qëndruar në spital për shkak të COVID-19 nga marsi deri në prill të viti 2020 dhe 44.819 që janë shtruar në spital për shkak të një gripi normal nga dhjetori i 2018 deri në shkurtin e 2019.
Numri i viktimave dhe i personave të cilët janë diagnostikuar me COVID-19 është trefishi i numrit të personave të cilët kanë kaluar një grip të zakonshëm. Më shumë se 15.000 persona kanë humbur jetën si pasojë i koronavirusit, kundrejt 2.600 viktimave që kanë ardhur si pasojë i një gripi sezonal të zakonshëm dmth 5.8%.
Studimi kishte si qëllim të tregonte seriozitetin e sëmundjes se koronavirusit në krahasim me çdo grip tjetër, siç tha edhe një ndër studiueseve.
Studimi gjithashtu ka vënë në dukje se personat me COVID-19 kanë më shumë mundësi të futen në përkujdesje shëndetësore intensive.Ku 16,3% pacientë janë futur për shkak të koronavirusit në raport me 10,8% të një gripi normal. Gjithashtu edhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre është me e madhe.
Ndërsa numri i fëmijëve dhe i adoleshentëve që janë shtruar në spital për shkak te koronavirusit ka qenë me i vogël se numri i atyre që janë shtruar për shkak të një gripi normal.