Trefishohet çmimi i energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare! Një megavat sot kushton 544.73 euro, ose 366.33 euro më shumë se para luftës

8 Mars 2022, 10:01| Përditesimi: 8 Mars 2022, 11:38

  • Share

Çmimi i energjisë elektrike sot në Bursën ndërkombëtare ka arritur në nivelin rekord prej 544.73 euro për megavat. Çmimi i energjisë për megavat nga dje në sot është rritur me 108.43 euro, pasi një ditë më parë çmimi i energjisë ishte 436.30 euro për megavat.

Ndërkohë çmimi i energjisë elektrike që prej nisjes së luftës ne Ukraine është rritur me 366.33 euro për megavat, pasi në 24 shkurt 2022 çmimi i energjisë elektrike ishte 178.4 euro për megavat. Praktikisht çmimi është trefishuar ne dy jave!

Por problemi nuk është vetëm çmimi, por edhe mungesa e energjisë së nevojshme. Sipas qeverisë prodhimi nuk mbulon as gjysmën e nevojave që tregu ka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?