Gazmend Merkaj

Tregoi krimet në Vlorë, i penduari: Pistoletën e mbaja pas kërcënimeve që më bëri Elton Haxhiraj

12 Qershor 2019, 15:57| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 13:12

  • Share

Gazmend Merkaj,vlonjati që u vetëparaqit në policinë e Fierit me një pistoletë “Glock” në çantë dhe që më pas tregoi disa nga krimet e ndodhura në këtë qytet dhe tregoi emrat e disa prej botës së krimit në Vlorë, përfshirë dhe Edison Harizaj. Merkaj u dënua në gjykatën e Fierit me 3.4 vite burgim, dënim të cilin e mori si pasojë e gjykimit të shkurtuar, i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Vlorës. 

“Shqiptarja.com” siguron vendimin e gjykatës së Fierit në të cilin thuhet se Gazmend Merkaj është vetëdorëzuar në polici me armë në çantë pasi kishte konflikte dhe ishte kërcënuar me jetë nga shtetasi Elton Haxhiraj.”Në datën 1 gusht 2018, rreth orës 03:20, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Fier, është paraqitur i pandehuri Gazmend Merkaj,banor i lagjes “Rilindja” të qytetit të Vlorës, i cili ka deklaruar se për shkak të një konflikti, ai kishte siguruar një armë luftarake të llojit pistoletë, të cilën e mbante prej gjashtë muaj në banesën e tij në qytetin e Vlorës, pasi ndihej i kërcënuar nga Elton Haxhiraj nga qyteti i Vlorës.

Në kuadër të hetimeve, nga ana e oficerit të policies gjyqësore është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me numër BYB004NV GDH ekalibrit 9x19mm, e markës “Glock”, 19 fishikë si dhe çanta e supit me mbishkrimin “JF”-thuhet në vendimin e gjykatës së Fierit. Pas dorëzimit në polici Merkaj, pranoi të flasë për prokurorinë e Vlorës duke nxjerë emra të njohur të botës së krimit në këtë qytet dhe më konkretisht Edison Harizaj, Elton Haxhiraj, Inez Hajrulla, Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj etj. Fill pas dëshmisë së tij në Vlorë u arrestuan dy persona për zhdukjen e Albano Xhaferit dhe Ervis Troqe, çcështje këto që vijojnë të jenë të hapura në prokurorinë e Vlorës.

Komento

Komente

  • Vlora: 13/06/2019 09:04

    Qytet i lidhur me krimin. Emra konkret dhe askush se ve ujin ne zjarr. Polici e degjeneruar, duhej direkt ti ofrohej azil. Vrasin dhe bredhin si pa gje. E dorezon vet armen vendos te bashkepunoj dhe mer 3 vjet denim. Ptuu shtet i mbaruar

    Përgjigju
    • Vlora 1: 13/06/2019 09:42

      Gazmend ti je vlla? Ahhah

  • Vlonjati djali lushnjarit: 12/06/2019 21:00

    Na felliqen vlonjatet, pu pu pu ç popull ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?