Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria zbuloi se nuk ka folur me Juventusin për një kontratë të re duke sqaruar edhe qëllimet e tij me skuadrën dhe Kombëtaren e Argjentinës
Sulmuesi anësor 35 vjeçar nuk ka pasur një sezon të thjesht në kryeqytetin e Piedmontit, gjë që ka frustruar tifozët me paraqitjet anonime dhe mungesën e përkushtimit në lojë sikurse në Botërorin e Katarit.
Prej që e ka ngritur titullin me Argjentinën, Di Maria ka treguar shenja pozitive në Torino, duke shënuar dy gola dhe bëri dy asiste me Juventusin në pesë ndeshjet e fundit në ligë.
Duke folur për ESPN Argjentina, Di Maria së pari diskutojë të ardhmen e tij në Europë pas këtij sezoni.
“Nuk kam preferenca. Jam shumë i lumtur këtu. Klubi ka disa probleme, kohëve të fundit nuk ka pasur shumë bisedime për rinovim. Nuk kam biseduar me Juventus, jo me klubet e tjera”.
“Vetëm përpiqem të mendoj për lojën dhe ta tregoj vlerën time në çdo ndeshje, mandej të shohim çfarë të ndodh”.
Ai po ashtu ka reflektuar për finalen e Botërorit dhe takimin me Francën.
“Nuk besoj që ne do t’i kalonim tërë këto, pas një pjese të parë spektakolare. Dukej si diçka e rreme. Gjithçka që ndodhi në këtë finale ishte i jashtëzakonshme”.