Tregoi ‘pengun’ në Report Tv! Tifozi unik me ‘fytyrën flamur’ depoziton kërkesën për pasaportë shqiptare! 36-vjeçari nga Struga, 39 ndeshje me flamurin në fytyrë

12 Tetor 2023, 15:07| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 18:53

  • Share

Besmir Limani, tifozi i flaktë nga Struga e Maqedonisë së Veriut, që e ka ndjekur kombëtaren e futbollit në shumë ndeshje, ka depozituar edhe kërkesën për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

Pas apelit në Report Tv, ministri i Brendshme, Taulant Balla, i premtoi shtetasit shqiptar me banim në Zvicër, se kërkesa e tij për shtetësi dhe pasaportë shqiptare do të shqyrtohet në bazë të parashikimeve ligjore, duke i dhënë edhe prioritetin e duhur në këtë rast, sipas kushteve të programeve të veçanta të shtetësisë.

Balla tha se të gjithë sportdashësit e tifozët duhet ta mbështesin ekipin, dhe të mos bëhen shkas për dënime të fushës në Tiranë.

Ky shqetësim vjen pas ndeshjes së kaluar, ku u hodhën mjete piroteknike në fushë, të cilat nëse përsëriten, rrezikojnë që të dënohet fusha nga drejtuesit e UEFA-s.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli .B: 12/10/2023 19:08

    Po ky nuk ka pasaport hollandeze?

    Përgjigju
  • Turi: 12/10/2023 16:46

    Ati i takon pash o njerez se esh shqiptare. E dini ju qe si i moren cifutet qe kishin lindur ne shqiperi kur iken ne vitin 91 ne izrael pash per 40 dite dhe me gra dhe burra shqiptare qe qen martuar. Ti gezoin pash gjithe Shqiptaret kudo jan.

    Përgjigju
  • Artani: 12/10/2023 16:10

    Bravo qe ja kane dhene pashaporten, e meriton.

    Përgjigju
    • Gjermon prej Shkodret: 12/10/2023 17:32

      Keshtu i bie qe 80% e meshkujve te Shkodres meritojne te marrin passaporten Gjermane! Ata jane me tifoze se Gjermanet vet! Hajde mendje hajde!

  • Lala i Mamurrasit: 12/10/2023 15:37

    Un njof te pakten 1000 shqipetare qe nxjerrin dhe sumen perjashta per te pare skuadren e tyre te zemres: Gjermanine! Ti bejme nje apel Der Spiegel mos i bene nje apel Scholz-it per noi pashaporte gjermane per jahu!

    Përgjigju
  • Banana Republic: 12/10/2023 15:31

    Si u jepka pashaporta keshtu? Njof dhe une nja 2 zuska afrikane qe jane gati te vine ne cdo ndeshje te kombetares me gjoksin perjashta per nje passaporte shqipetare! Te pyesim dhe njeher kokcepin e MB mos ben ndonje tolerim! Hajde shtet hajde! Ligjet vlejne zero para opinioneve !

    Përgjigju
    • Turi: 12/10/2023 16:49

      Po kush esh afrikan o albanez apo keni inat qeverin dhe shfryni kunder vellezerve tane. Mos i fryni ndasise se jemi aq pak sa se ndajm dot juge e veri e maqedoni e kosove e mal i zi. Jemi nje dhe nuk duhet te behemi kaq xheloz lokalist apo racist se ne kemi mare pash ne vende te huaja dhe sesh bere ai i huaj kaq xheloz. Dhe greku sbehet kaq xheloz per ne sa behemi ne per njeri tjeterin

  • Ben: 12/10/2023 15:18

    Me qene tifoz i kombetares se Shqiperise ne footboll e merr nenshtetsine shqiptare? Apo duhet me pa ndeshje te kombetares qe ta marresh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?