Jakub Jankto

Tregoi për homoseksualitetin, skuadra evropiane përjashton futbollistin

21 Prill 2023, 16:22| Përditesimi: 21 Prill 2023, 16:23

  • Share

Jakub Jankto, mesfushor i Getafes i huazuar te Sparta e Pragës, i cili kohët e fundit foli hapur për homoseksualitetin e tij, u përjashtua nga skuadra e Pragës pas refuzimin të kontrollit të drogës nga policia.

Jankto thuhet se refuzoi t’i nënshtrohej një testi droge nga policia, pasi një shofer tjetër njoftoi oficerët për dyshimet se lojtari po ngiste makinën nën efektin e alkoolit. Pasi testi i alkoolit ka rezultuar negativ, policia ka kërkuar që t’i nënshtrohej testit të drogës, por ai nuk ka pranuar.

Pak kohë më parë, futbollisti i Çekisë pranoi homoseksualitetin e tij duke treguar se pas atij rrëfimi ka pasur shumë vështirësi psikologjike. Jankto pranon se “nuk ishte viti më i mirë sportiv për mua, por gjithmonë kam preferuar rezultatet e klubit. Më trishton edhe më shumë që gjendja ime shëndetësore dhe mendore nuk më lejon të vazhdoj të luftoj për titullin dhe kupën. Nuk gjej as fjalë për të shprehur sa shumë dua të falënderoj Spartën…”, ka shkruar mes të tjerash Jankto, pasi klubi e përjashtoi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?