Stresi dhe Keisi

Tregoi se vuan nga tumori në kokë dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi sqaron si e ka marrëdhënien me ish gruan pas fitores së Big Brother Kosova

1 Prill 2023, 11:26| Përditesimi: 1 Prill 2023, 11:27

  • Share

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, reperi Stresi e ka përmendur shpesh ish partneren e tij Keisi duke treguar problemet e saj shëndetësore dhe kërkonte rikthimin me të.

Ndonëse brenda shtëpisë nuk i kursente detajet, këtë herë rrëfeu se e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi që të tregonte më shumë duke thënë se do ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes publike.

”Folëm kur dola, janë gjëra private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë me shëndet, nuk kam çfarë flas”, tha Stresi.

Stresi dhe Keisi janë ndarë prej 2 vitesh por gëzojnë ende marrëdhënie të mirë. Kur fliste për ish gruan e tij në BBVK, sqaronte se po luftonte shumë për t’u kthyer me të duke zbuluar se Keisi vuan nga 2 tumore në kokë.

“Është e vërtetë që unë jam i ndarë prej dy vitesh. Jam nga ata burra që po bëj përpjekje maksimale të kthehem me një femër që e dua akoma, edhe pse jam ndarë që dy vjet. Mendoj që dy vjet secili ka bërë jetën e vet, edhe ajo ka jetën e vet. Por po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë në qoftëse nuk e dinë shqiptarët po lufton me jetën dhe e kam shumë personale ndërkohë që i kisha kërkuar Julianës dhe banorëve të tjerë është një vajzë që po lufton me jetën atje jashtë edhe kjo është ndërgjegja ime, e një burri që po bën maksimumin t’i afrohem asaj femre. Nuk e di a do të jetojë apo jo. Është serioze sepse ka dy tumore në kokë. Po luftoj për një gabim shumë të madh dhe nuk kemi pse të diskutojmë tani”- thoshte reperi gjatë qëndrimit.

Komento

Komente

  • fisnik: 01/04/2023 11:56

    Shpellaret shpallin fitues nje shpellare....

    Përgjigju
    • Tunxhi: 01/04/2023 12:56

      Ahahahaha fiks

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?