Tregtarët e ushqimeve rrisin çmimet çdo dy ditë: Rritja e reflektuar në të gjitha produktet e shportës

8 Mars 2022, 16:08| Përditesimi: 8 Mars 2022, 16:16

  • Share

Qytetarët po përballen me produkte ushqimore me çmime akoma më të shtrenjta. Tregtarët thonë se nuk kanë vendosur fare çmime të produkteve ushqimore pasi vlera e tyre ndryshon nga dita në ditë.

“Çmimet ngaqë kanë pësuar rritje dhe i kemi lëvizur dhe hequr pasi ato lëvizin njëherë në dy ditë.”-tha Anisa Cani, shitëse.

Anisa Cani, pronare e një marketi në kryeqytet tregon se rritja e çmimeve është reflektuar në të gjitha produktet bazë të shportës, por ajo veçon vajin e misrit që e merr  me 280 lekë  dhe e u shet klientëve  me 300 lekë.

“Produktet që janë rritur më shumë në çmim janë sheqeri, orizi, vaji, makaronat. P.sh. vaji ka qenë me 2400 lekë të vjetra, tani e marrim 2800 dhe e shesim 3000 lekë. Dhe fruta- perimet janë me çmime shumë të larta në përgjithësi”-u shpreh ajo.

Të gjendur përballë faktit se çdo produkt shitet çdo ditë e më shtrenjtë, më të ndëshkuar nga situata janë pensionistët .

“E kemi ndierë, ne pensionistë jemi. Zarzavatet dhe ushqimoret shtrenjtë kushtojnë. S’na del, shumë shtrenjtë. S’na del as për ilaçe”- tha një qytetare.

“Të gjitha ushqimoret janë rrit shumë. Unë marr 500 mijë lekë në muaj dhe nuk i përballoj dot. Shumë shtrenjtë.”

“Absolutisht, nuk ia dalim dot.”, thanë disa nga qytetarët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?