Tregtarët e veshmbathjeve në Zdrale nuk përfitojnë pagën e luftës, rezultojnë në QKB subjekt ushqimor (VIDEO)

15 Prill 2020, 11:30| Përditesimi: 15 Prill 2020, 11:59

  • Share

Tregtaret e veshmbathjeve në tregun Zdrale të Shkodrës, të mbyllur tashmë, janë përjashtuar nga përfitimi i pagës së luftës pasi në QKB thuhet se janë regjistruar si biznes ushqimor. Së bashku me kryetarin e Sindikatës, Albert Tukaj  ato janë drejtuar në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër dhe kanë kërkuar që të marrin fund këto burokraci dhe të përfitojnë atë që i takon me ligj. Tukaj tha se ngërçi ka lindur pasi ka devijim të destinacionit të biznesit të tyre dhe për këtë duhet të shkojnë në QKB për ta ndryshuar.

'Në kuadër të aplikimit për të përfituar pagën e luftës, pjesërisht e tregtarëve i kanë marrë dhe një pjesë tjetër jo. Është punuar në mënyrë selektive në drejtim të tyre. Në QKB disa prej bizneseve kishin devijim të destinacionit. Në bashkëpunim me drejtorinë e Tatimeve u vendos që këto persona që i është refuzuar aplikimi të shkojnë në QKB dhe të bëjnë devijimin e destinacionit dhe kush shet veshje ta  regjistrojë si të tillë. Sipas qeverisë asnjë ushqimore nuk është mbyllur në Shkodër dhe për këtë nuk përfitojnë", tha Tukaj.

Çifi Suma kanë tregtuar se bashku për 15 vjet në Zdrale por bashkëshorti është sëmurur dhe atëherë aktiviteti është kaluar në emër të bashkëshortes. Por nuk përfitojnë pasi rezulton në QKR biznes i ri.

"Nuk kërkojmë lëmoshë por at që na takon me ligj dhe që qeveria po ja jep të tëra familjeve. Jemi të mbyllur si biznes, kërkojmë zgjidhje pasi nuk kanë asnjë të ardhur dhe mezi po ushqehen", shprehet çifti.

Një tregtare shprehet se  ajo e ka të deklaruar se tregton rroba dhe ia kanë kaluar në ushqimore. "Nuk e kuptoj kush e bënë këtë lojë".

Në fakt edhe nga një vëzhgim i Report TV një nga arsyet se pse disa aplikuesve u është refuzuar paga e luftës është se disa biznese janë regjistruar ndryshe në tatime dhe ndryshe në QKB. Pra në tatime mund të rezultojë si biznes IT, dyqan rrobash apo një aktivitet tjetër, ndërsa në QKB- rezulton si bar-kafe, restorant etj.

E njëjta situatë është krijuar edhe me Tregtarët në Zdrale, pasi ata tregtonin veshmbathje, por në QKR rezultojnë  biznes ushqimor që i lejohet të ushtrojë aktivitetin e tij gjatë kësaj situate të vështirë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 15/04/2020 13:06

    O zderanjaker, ju ne fshat me 1 dyqan i shisni te gjitha edhe shapkat edhe buken edhe sheqerin. Pso doni te mashtroni kot e te nerni lek?

    Përgjigju
  • Kirss: 15/04/2020 11:49

    I zgjidh keto pune Voltana Putana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?