I plagosuri Gëzim Bici

Tregtari i peshkut në Shkodër: Arsyet pse e qëllova me dy plumba Bicin, armën e hodha në Bunë

29 Prill 2020, 16:38| Përditesimi: 29 Prill 2020, 16:42

  • Share

Negociatat për blerjen e një pronë në Shkodër, kanë sjellë lindjen e një konflikti mes Hasan Isufit dhe Gëzim Bicit në Shkodër, duke sjellë përdorimin e armëve të zjarrit, çka solli plagosjen e rëndë të Gëzim Bicit. Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë arrestuar tregtarin e peshkut në Shkodër Hasan Isufi, ndërkohë ai ka deklaruar pas arrestimit se armën e zjarrit e kishte hedhur në lumin Buna. Rezulton se autori i kësaj ngjarje është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna në Shkodër.

Sipas dosjes hetimore rezulton se një detyrim financiar për negociatat në blerjen e një pasurie në Shkodër, ka bërë që mes dy personave të lindë ky konflikt që më pas solli dhe përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur pikërisht përballë lokal “Vataksi” në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës, ku Gëzim Bici, është tentuar të vritet nga Hasan Isufi. Ky i fundit i lindur në Fier por banues prej shumë vite në qytetin e Shkodrës, ka hapur zjarr me pistoletë duke e qëlluar me dy plumba në trup, Gëzim Bicin. Bici ka arritur të njohë Isufin dhe sapo ka shkuar policia në vendngjarje u ka treguar atyre se ishte qëlluar pikërisht nga tregtari i peshkut Hasan Isufi. Në vendngjarje janë konstatuar dy gëzhoja pistoletë të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pa kaluar shumë, policia ka arrestuar dhe autorin e këtij krimi në Shkodër, Hasan Isufin, i cili i ka pohuar se armën e kishte hedhur në ujërat e lumit Buna. Ndërsa shkak i kësaj ngjarje sipas Hasan Isufit, ka qenë dështimi i negociatave për blerjen e një pasurie të paluajtshme në qytetin e Shkodrës. Momentalisht objektivi i këtij sulmi me armë Gëzim Bici, ndodhet i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i ngjarjes Hasan Isufi, është arrestuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe pritet që ditën e nesërme të dalë, para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Komento

Komente

  • Buna1: 30/05/2020 15:51

    Jan nja 3 vet qe zaptojn e bajn e kthejn demek bardh isufi dejlanin gac gocaj e nipi tij molin e madh shiroke nipi tij xhovan gocaj tu gjujt njerz me lek shkoder kan me i pagu tana kto kurva po me ken e qesin kryt prej shpijet

    Përgjigju
  • Zeneli: 01/05/2020 03:41

    Keto Isuft asht mi var mes te Shkodres,kyt llom bashke me Licet qenefi, bagla Shkoders,rrace e ndyt e u shuft me tan ca ka.

    Përgjigju
  • E verteta: 29/04/2020 21:34

    Fatjon isufi ne 97 ka vra 1 djal komplet te pafajshem. Uroj ta pagujn ne kyt jet ose tjetren

    Përgjigju
    • @shoku: 30/04/2020 08:36

      O z. Oficer i krimeve nuk behet puna duke provokuar komentet e te tjereve per te marr vesh çfare flitet ne lidhje me ngjarjen. Ik dil ne terren

    • Shoku: 30/04/2020 00:07

      Kush ka ken aj djali i pafajshem, se nuk me lidh gja ky emri Fatjon, me Isuft qe jan 3 vllazen

    • Ari: 29/04/2020 23:53

      100% e vertet, a njiri negativ qe ku ka gjet te urte I ka shtyp se ketyne te forteve ju a merrgoje

  • Fatjon: 29/04/2020 20:00

    Bardh legeni ka ardh koha me pagu për ata që keni ba nëpër Shkoder. Isuft rracë e keqe kan vra e kan vu gjoba, do te paguhen te tana mor flliqsina.

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/04/2020 19:57

    Rri në burg tani bajgë fshatare! Yyyyyyt plere!

    Përgjigju
    • shkodran: 30/04/2020 16:51

      Ka fillu keq me arrestim, kto vllazen Hys,Bardh E Isuf Isufi kta dojne plumin se te tre i kan durt e lame me gjak bashke me axhen e tyne Brahimin.kto jane nipat e Hasan Isufit kryxhandar e kriminel i vrame ne velipoje me origjine prej Mjedet e lind ne Shkoder,kto nipat e tij kan ndej si pula nen kosh njeni roje ne ferm tjetri puntor ne Zukth kashta,e na dolen pronar e trima mas 97tes.Kan zaptu me lokale e me shpija zonen mas kalase,e ky Bardh injoranti u ba me force dhe pronar i Dajlanit ku xehet peshku,Ne Shkoder kena nje fjale(ketu nuk ka te forte qe vdesin ne shtrat ata vdesin prej plumit)ky ka me ken fundi i ketyre pagojcave.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?