Tregtia e ushqimeve këtë vit arrin rekordin e dekadës , 51.9 mln euro ushqime u eksportuan në janar-shkurt 2022! Importet në një periudhë 2-mujor arritën 164.7 mln euro

4 Prill 2022, 20:01| Përditesimi: 4 Prill 2022, 23:13

  • Share

Tregtia e mallrave në muajit e parë të këtij viti ka ecur me ritme tejet pozitive, duke arritur shifra rekord e kapërcyer të dhënat e para pandemisë.

Vetëm në dy muajit e parë të vitit eksportet arritën në 72 miliardë lekë duke u rritur me 49%, ndërsa importet kapën shifrën e 124 miliardë lekëve.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2 muajit e parë të vitit kanë arritur në shifra rekord të dekadës së fundit edhe eksportet e importet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike.

Konkretisht për muajit janar-shkurt 2022 eksportet e ushqimeve ishin në vlerën 6,314 miliardë lekë (51,9 mln euro), që është vlera më e lartë e arritur në 10 vitet e fundit. Eksportet e këtij grupi janë në rritje prej rreth 1 miliardë lekë në raport me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër në shifra rekord kanë arritur edhe importet e ushqimeve. Mbi 20 miliardë lekë (164,7 milionë euro) është vlera e ushqimeve, pijeve joalkoolike dhe duhanit të importuar në dy muajit e parë të këtij viti me një rritje prej 4.3 miliardë lekësh në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rritje e tregtisë të ushqimeve lidhet edhe me përmirësimin e eksporteve bujqësore, të cilat qeveria është zotuar se do ti çoj në 1 miliardë dollarë brenda këtij mandati. Ndërsa në raport me 2 mujorin e parë të 2021 eksportet bujqësore u rritën me 14%.

Nga ana tjetër ndikim në rritjen e vlerës monetare të tregtisë kanë dhënë edhe çmimet e rritura të ushqimeve si në vend ashtu edhe në tregjet  e huaja, pasi e njëjta sasi malli këtë vit është blerë më shtrenjtë se vjet.

Ndërkohë shifrat e muajit mars do të jenë të dhënat e para që do të sjellin një panoramë të ndikimit të Luftës në tregtinë e mallrave.

IMPORTET E USHQIMEVE, PIJEVE DHE DUHAN

Janar-Shkurt 2016                  13,586,504,560 lekë

Janar-Shkurt 2017                  13,857,568,919 lekë

Janar-Shkurt 2018                  15,056,543,721 lekë

Janar-Shkurt 2019                  15,297,427,518 lekë

Janar-Shkurt 2020                  15,803,282,239 lekë

Janar-Shkurt 2021                  15,712,672,454 lekë

Janar-Shkurt 2022                  20,014,450,552 lekë

IMPORTET E USHQIMEVE, PIJEVE DHE DUHAN

Janar-Shkurt 2016                  3,124,165,539 lekë

Janar-Shkurt 2017                  2,841,005,032 lekë

Janar-Shkurt 2018                  3,590,779,344 lekë

Janar-Shkurt 2019                  4,230,824,379 lekë

Janar-Shkurt 2020                  4,328,003,842 lekë

Janar-Shkurt 2021                  5,315,824,363 lekë

Janar-Shkurt 2022                  6,314,298,934 lekë

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?