Ekonomi

‘Tregtia në Ballkan, ka rëndësi sa integrimi në BE’, ambasada gjermane: Integrimi rajonal ju sjell investime

21 Maj, 18:37| Përditesimi: 21 Maj, 18:47

  • Share

Përpara se të caktohen afate ambicioze për integrimin në BE, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hapin dyert për tregti dhe lëvizje të lirë mes njëri-tjetrit. Ky ishte mesazhi që dha i ngarkuari me punë i Ambasadës Gjermane në Tiranë Thilo Schroeter, gjatë një takimi të organizuar për ‘Lëvizshmërinë Rajonale’.

“Integrimi rajonal krijon përfitime ekonomike. Prandaj, procesi i Berlinit është përqendruar në një integrim rajonal që është një plotësues i rëndësishëm për proceset tuaja të integrimit. Dhe mendoj se kjo nënvizohet qartë edhe nga fakti se integrimi rajonal është një komponent thelbësor i Planit të Rritjes,” thotë Thilo Schroeter i ambasadës gjermane.

Drejtori i Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ardian Haçkaj, sfidë konsideron edhe zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë që shtetet firmosin në kuadër të CEFTA.

“Marrëveshjet rajonale nuk kanë efekt të menjëhershëm në zbatim. Çdo marrëveshje duhet të përkthehet në legjislacionin kombëtar, gjë që kërkon shumë punë. Adoptimi, ratifikimi dhe zbatimi i tyre është shumë kompleks në vendet tona, veçanërisht për marrëveshjet CEFTA”, tha drejtori i CDI.

Është koha për të lënë pas konfliktet e së shkuarës thotë Ambasada Gjermane, pasi ndasitë tregtare në rajon po dëmtojnë qytetarët.

“Krijimi i tregut të përbashkët rajonal dhe lëvizshmëria rajonale mund të arrihen, këtu në këtë rajon. Integrimi rajonal mund të zvogëlojnë pengesat burokratike për shkëmbimin ekonomik të industrisë. Pikërisht këto hapa mund të nxisin investimet, pasi monopolet që rrjedhin, sigurisht janë në kurriz të konsumatorëve”, thotë Thilo Schroeter i ambasadës gjermane.

Takime të tilla të organizuara nga Instituti i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit dhe GIZ do të zhvillohen deri më 29 maj në të gjitha kryeqytetet e shteteve të Ballkanit me qëllim avancimin drejt bashkëpunimit rajonal, eliminimit të burokracive nëpër kufij dhe për të ndihmuar në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

K.T./A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?