Tirane- Në kulmin e sezonin turistik verorë, besimi në ekonomi nuk u rrit nga industria e shërbimeve, por kontributin më të madh e dha sektori i ndërtimi. Në vrojtimin e fundit të Bankës së Shqipërisë, thuhet se besimi në ekonomi u rrit me 0.7% në korrik, i ndikuar kryesisht nga ndërtimi dhe më pas shërbimet. Ndjekur nga besimi i industrisë dhe konsumatorëve, ndërsa tregtia vijon të jetë pesimiste për ecurinë e aktivitetit.
Për shkak të shtimit të aktivitetit ndërtues, rritjes së porosive për pronave (apartamente, dyqane, zyra) dhe çmimeve që pritet të vijojnë rritje, sektori i ndërtimit është më optimisti për të ardhmen. Banka thotë se besimi në ekonomi i ndërtuesve është në shifra maksimale dhe se në korrik u rrit me 2.7%.
Ndërsa sektori i shërbimeve edhe pse është në kulmin e sezonit, e ka rritur besimin në ekonomi me vetëm 1.7%, ndikuar nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, si dhe pritshmëritë për më shumë kërkesë në të ardhmen.
Nga ana tjetër bizneset e këtij sektori thotë se niveli aktual i kërkesës është i njëjtë me atë të muajit qershor, për këtë arsye planifikojnë të ulin çmimet. Në javët e fundit në rrjetet sociale është ngritur nga qytetarë të ndryshëm shqetësimi i çmimeve të larta në bregdetin shqiptar.
Ndërkohë konsumatorët i janë rikthyer optimizmit, pasi kanë rritur me 0.5% besimin, por janë të frikësuar për situatën ekonomike në muajit në vijim. Edhe në industri besimi u rrit lehtë me 0.3%, i ndikuar nga prodhimi aktual dhe rritja e porosive.
Sektori i vetëm që nuk ka rritur besimin është tregtia, me rënie prej 3.1% për shkak të ecurisë jo të mirë të biznesit aktualisht, ku ndikim të madh ka edhe zhvlerësimi i valutave që po ju tkurr fitimet.