Tregtia përmirësohet lehtë, fasoneria nuk po 'ngre kokë'! Vendi eksportoi 203.8 mln € mallra në muajin shkurt

18 Mars 2021, 15:57| Përditesimi: 18 Mars 2021, 16:01

  • Share

Në shkurt vendi ka eksportuar mallra me vlerë 203.8 milionë euro, duke pësuar një rënie të lehtë prej 0.9% me shkurtin e vitit të kaluar, por ka pësuar rritje krahasuar me muajin janar të këtij viti.

Ndikimin më të madh negativ në vlerën e eksporteve e ka dhënë grupi i tekstileve dhe këpucëve me një rënie prej 7.6%, në raport me shkurtin e vitit 2020. Konkretisht  në dy muajit e parë të këtij viti vendi ka eksportuar 144 milionë euro nga 163.2 milionë euro që eksportoi në vitin e kaluar.

Ndërsa ka importuar 97.4 milionë euro nga 103.2 milionë euro në dy muajit e 2020. Rënia më e madhe e shkëmbimeve tregtare në sektorin e fasonerisë është regjistruar Spanjën dhe Italinë, duke treguar se gjendja e këtij sektori vijon të jetë delikate për shkak të goditjes që po merr nga pandemia.Kurse pozitivisht në rritjen e eksporteve ka ndikuar grupi i materialeve të ndërtimit dhe i ushqimeve e pijeve joalkoolike.

Nga ana tjetër importet duket se po e mposhtin pandeminë, pasi janë rritur me 0.9% krahasuar me një vit më parë kur nuk kishte nisur pandemia, dhe janë rritur me 15% krahasuar me janarin këtij viti. Në total vendi ka blerë nga jashtë mallra me vlerë 423,9 milionë euro. Deficiti tregtar i këtij muaji ishte 220,1 milionë euro duke u rritur me 2,7 %, krahasuar me Shkurt 2020 dhe me 26,7 %, në krahasim me Janar 2021.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?