Edi Rama, kryeministër

Politikë
Top 24

Rama: Pas basteve, ndalimi i alkoolit për të miturit në lokale dhe frekuentimi i kafeneve gjatë mësimit

25 Tetor 2018, 16:51| Përditesimi: 26 Tetor 2018, 13:33

  • Share

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas miratimit në parlament me 75 vota të ligjit për ndalimin e basteve dhe lojërave të fatit. Rama njofton se beteja e radhës do të jetë ajo kundër alkoolit që tregtohet në lokale për të rinjtë nën moshën 18 vjeç.  Rama sqaron se përvec ndalimit të tregtimit të alkoolit, të rinjtë nën moshë nuk do të lejohen më që të frekuentojnë lokalet gjatë orëve të mësimit. Kryeministri thotë se shumë shpejt do të ketë një plan masash për të gjithë ato lokale që do të shkelin ligjin.

Reagimi i plotë:

Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër.Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave.

Më 22 tetor, gjatë një takimi në zonën e Laprakës, kryeministri paralajmëroi se do të mbyllen të gjitha lokalet që evidentohen se tregtojnë alkool për të rinjtë nën moshën 18 vjeç.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?