Kronikë

Tregtonin mallra pa dokumentacion dhe nuk deklaronin të ardhurat, 3 të proceduar në Fier

16 Nëntor 2021, 12:59| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 13:01

  • Share

3 persona janë në hetim penal pasi akuzohen se ka fshehur të ardhurat duke mos paguar taksat dhe detyrimet ndaj shtetit.

Krimi Ekonomik në Fier pas hetimeve të kryera zbuloi se tre persona, R. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, P. H., 34 vjeç, banues në Divjakë dhe  A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, janë kapur me kamionët e tyre duke transportuar mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.

Ndaj 3 personave u nis hetim penal për veprat dhe "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?