“Gold Coins”, babë e bir ranë pre e agjentit të infiltruar! Në hetim dhe për trafik monedhash, tri monedha u shitën ‘Te dollari”

2 Qershor 2023, 13:46| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 16:01

  • Share

Policia e Tiranës është duke hetuar një rrjet të dyshuar të vjedhjes dhe trafikimit të monedhave të vjetra të floririt tepër të kushtueshme, pas arrestimit të shtetasve Kadri e Klevis Forgali, babë e bir, 65 dhe 35 vjeç, me 467 objekte të tilla.

Pikënisja e hetimit të koduar me emrin “Gold Coins” duket se ka qenë vjedhja e një banese në zonën e mbuluar nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, ku pronarët i thanë policisë se autorët u kishin marrë 3 monedha të vjetra dhe disa bizhuteri, të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme, por edhe sentimentale pasi ishin trashëguar nga të parët.

Agjentët e policisë, pak ditë pas denoncimit, i gjetën monedhat të reklamuara në një faqe online në Instagram, e cila shiste edhe produkte të tjera ari.

Inflitrimi i agjentëve

Policia organizoi punën për kapjen e autorëve ku përmes agjentëve të infiltruar, u bë e mundur ndërhyrja për ti blerë  monedhat.

Fillimisht efektivët takuan Klevis Forgalin për të bërë blerjet e simuluara, dhe pasi u bindën se ishin të njëjtat monedha të vjedhura kryen edhe kontroll në banesë. Brenda saj u gjetën më shumë se 460 monedha flori të vjetra, për të cilat babë e bir, Kadri e Klevis Forgali nuk dispononin asnjë dokument.

Dy të dyshuarit u arrestuan ndërsa më pas u treguan hetuesve se 3 monedhat që rezultojne të vjedhura i kishin blerë në zonën e Dollarit. Policia thotë se autori që i ka vjedhur monedhat në banesën e të dëmtuarve dhe që më pas shiti akoma nuk ështe identifikuar. Ndërkohë babë e bir kanë deklaruar se pjesën tjetër të monedhave i kanë blerë në Shkodër, pa mbajtur asnjë dokumentacion.

Policia ka ngritur akuzë ndaj tyre për fshehje të ardhurash pasi shitja e bëhej online dhe pa kupon tatimor. Hetuesit thanë se vlera e monedhave është shumë e lartë, pasi në varësi të peshës dhe vjetërsisë çmimi I tyre mund të shkojë deri në 2 mijë euro për cope. Sipas një vlerësimi paraprak, pjesa tjetër e objekteve të sekuestruara variojnë nga 500, 600 apo 700 euro.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polo: 03/06/2023 03:40

    Mjaft gjobitet njerëzit e thjeshtë! Policia kriminale ndërton vetëm skema të zhvasë njerëz.

    Përgjigju
  • Iris: 03/06/2023 02:48

    E gjithe kjo ndodh per shkak te tregur informal te mallrave me vlere si monedha,bizhuteri,antikuare,etj.Ketu tek ne kur shkon e shet ndonje gje me vlere,te regjistrojne ID.Une vete shita nje here nje zinxhir te keputur,me regjistruan ID.Nje veprim i tille ndjek jo vetem origjinen,rrugen e mallit deri aty, por u duhet dyqaneve per te drejten e licenses,sepse po paten mall te paregjistruar,ose pa ID,humbin licensen e tregetise dhe zejes(nese prodhojne dhe vete bizhuteri),por si gjithemone Shqiperia dhe shteti shqiptar eshte han pa porta,mesojne vetem kur e pesojne keqas!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?