Tregtonte ilaçe kontrabandë që i mbante në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë! Nën hetim klientja (VIDEO)

29 Korrik 2022, 09:19| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 09:28

  • Share

Një 52-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, që i mbante në banesë.

Policia ka arrestuar në flagrancë I. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave". 

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja M. G., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Medar Shtylla", gjatë momentit që shtetasja M. G. po i blinte një sasi medikamentesh shtetasit I. M.    

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. M., në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aiai: 29/07/2022 09:22

    I.M me siguri prape Ilir Meta do jete :))))))))))))

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?