Foto ilustruese

Tregtonte produkte kontrabandë në market, vihet nën hetim 56-vjecari në Berat

17 Qershor 2022, 16:23| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 16:24

  • Share

Një 56 vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Beratit.

Alush Qereshniku banues në Berat tregtonte mallra të dyshuar si kontrabandë në biznezin e tij.

Ai kishte në pronësi një market dhe gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale produktet e dyshuara që vinin nga kontrabanda. Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua se 56 vjeçari kishte përdorur një substancë helmuese (squfur) në market.

Materialet i kaluan prokurorisë së Beratit për një hetim më të thelluar.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?