Tregu i gjelave në Baldushk, Veliaj ftesë qytetarëve: Nëse blini një gjel, ndihmoni një familje, të gjitha produktet bio i gjeni në Tiranë

26 Dhjetor 2021, 11:46| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 13:22

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës, që gjelin e detit, i cili shndërrohet në një nga pjatat kryesore në darkën e ndërrimit të viteve, ta marrin në Baldushk, edhe si një mënyrë për të kontribuar në ekonominë lokale. 

"Kur dikush blen gjelin e vitit të ri në Baldushk ka ndihmuar një familje, ndihmon që fëmijët e vegjël të shkojnë në shkollë, ndihmon një pensionist apo një familje, që të rregullojë shtëpinë pas tërmetit, të vërë një çati a të blejë një elektro-shtëpiake", u shpreh Veliaj.

Ftesa e tij për qytetarët është që të blejnë dhe konsumojnë produktet bio që gjenden në zonat e Tiranës. 

"Ftesa për banorët është: Blini gjel të freskët nga Baldushku. Është më i miri në vend! Për gjelin e Baldushkut vijnë qytetarë edhe nga qytete të tjera. Duke blerë dhe konsumuar produkte lokale keni ndihmuar edhe ekonominë vendase. Në Tiranë gjeni jo vetëm gjelin e Baldushkut, por edhe vajin e Ndroqit, verën e Lundrës - tavolina e fundvitit mund të mbushet vetëm me produkte 0 km - pra, nga qarku i Tiranës, ku ka një pafundësi ofertash bio. Kështu ndihmon realisht një familje, që i përkushtohet jashtëzakonisht kësaj pune", tha Veliaj. 

Në fund kreu i bashkisë shtoi se është një lajm i mirë që natën e ndërrimit të viteve Tirana do jetë e hapur për të festuar, pasi është hequr ora policore. Por, ftoi të gjithë shqiptarët që të vaksinohen në mënyrë që të rihapemi plotësisht.

 

Video e plotë e Erion Veliajt në Baldushk

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 26/12/2021 14:41

    Mos të ndihmojnë ty duke i përlarë nëpërmjet taksave???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?