Sociale
Top 24

Tregu i Milotit, ‘krateri’ vrastar i konsumatorëve, tregti e therje kafshësh si në mesjetë (VIDEO-FOTO)

28 Shtator 2018, 14:13| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 14:26

  • Share

Tregu i kafshëve të gjalla në Milot, përkeqësohet çdo ditë. Qindra kafshë tregtohen çdo të diel në Milot, treg që funksionon si i tillë që prej vitit 1920, ndërkohë që situata është e njëjtë si para një shekulli. Kafshët janë të pamatrikuluara, veterineri i bashkisë nuk ekziston. Mes baltës, pluhurit e qindra kafshëve pa origjinë e certifikata veterinare, Tregu i Milotit shndërrohet të dielave edhe në një thertore. Në gjithë këtë situatë mospërfilljeje mes institucioneve vendore dhe qendrore, konsumatorët shqiptare janë në rrezik.

Ndërkohë që Bashkia e Kurbinit, nuk ka marrë asnjë masë për të përmirësuar kushtet, as për të lënë veterinerin zyrtar që të zbatojë ligjin. Ndërkohë që Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë, që e ka në varësi, është e pafuqishme të ndërhyjë. Në këto kushte, ky treg është i shndërruar në një “krater vullkani” për përhapjen e sëmundjeve, nga ferma në fermë dhe më e rëndësishmja, nga kafshët te njeriu. Ndërkohë që dhjetra kafshë theren dhe konsumatorëve iu serviret mish i pasigurt.

Ekspertët e tregjeve të kafshëve të gjalla dhe te veterinarisë, Edi Fero dhe Agim Rrapaj lëshojnë alarmin, duke thënë se, “një treg i tillë nuk duhet dhe nuk mund të funksionojë në këto kushte, pasi shndërrohet në vrastar i njerëzve”. Sipas tyre, pushteti vendor e ka për detyrë plotësimin e kushteve, ndërkohë që nuk përfill as urdhrin e kryeministrit Rama të vitit 2016, për ndryshimin e këtyre tregjeve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?