Situata e krijuara pas COVID-19 ka detyruar prefektin e rekomanduar të qarkut të Shkodrës Besfart Llamallari, që të mbyllë tregun e Zdrales deri në 23 Qershor. Në një njoftim tjetër Llamllari thekson se në tregun e Fruta-Perimeve në Dobraç duhet të merren masa për rritjen e parametrave higjeno-sanitare, dezinfektimi sinjalistika dhe distanca e nevojshme.
Vendimi u mor ditën e sotme nga Komisioni i Mbrojtjes Civile.
"Prioritet gjetja dhe vënia në funksionim i një tregu alternativ, sipas standardeve të nevojshme. Tregu i shitjes me shumicë Fruta Perime, Dobraç të marrë masa për rritjen e parametrave higjeno-sanitare (dezinfektimi, sinjalistika, distanca e nevojshme)", thuhet në vendimin e marrë.
Besfor Llamallari u komandua si prefekt i qarkut të Shkodrës pas shkarkimit të ish prefektit Çesk Millja.