Tregu pa punëtorë, 90 milionë euro për arsimin dhe Aftësimin Profesional në vitet 2024-2026

23 Janar, 14:43| Përditesimi: 23 Janar, 15:08

  • Share

Tirane- Edukimi profesional është zgjidhja që qeveria jep për mbulimin e tregut me fuqi punëtore, në kushtet e mungesës së stafit, problem i cili është thelluar vit pas viti.

Vetëm në 3 vitet e ardhshme do të shpenzohen 90 milionë euro për Arsimin dhe Aftësimin Profesional jo vetëm për të rinjtë por edhe të rriturit, duke synuar rritje të punësimit, ulje të varfërinë si dhe fuqizim të skemës së sigurimeve shoqërore.

Në dokumentin e Reformave Ekonomike 2024-2026 thuhet se kualifikimi i punonjësve nuk ka ndikim vetëm në tregun e punës, por në të gjithë ekonominë në tërësi.

“Një fuqi punëtore e kualifikuar është një parakusht për tërheqjen e investimeve të bazuara në teknologji, zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve me avantazhe krahasuese dhe pika të forta dhe një faktor i rëndësishëm që stimulon flukset hyrëse të IHD-ve”, thuhet në dokument.

Kjo strategji që ka në qendër edukimin dhe aftësimin, vlerësohet si alternativa më produktive për tu siguruar qytetarëve punë pa ndërprerje dhe mbulim të nevojave të tregut me staf të kualifikuar.

Një sërë aktivitetesh janë planifikuar deri në vitin 2026, me qëllim fuqizimin sa më shumë të arsimit profesional, duke zhvilluar panaire, olimpiada, shtim stafi pranë shkollave profesionale apo duke ofruar trajnime të ndryshme.

Në Programin Buxhetor Afatmesëm, janë planifikuar vetëm për këtë strategji 30.1 milionë euro për vitin 2024, për të vijuar me 29.9 milionë euro për vitin 2025 dhe 30 milionë euro për vitin 2026.

Gjithashtu në fushën e arsimit dhe formimit profesional ka shumë projekte të financuara nga donatorë, të cilat kontribuojnë në forcimin dhe reformimin e sistemit. Përmendim fonde nga BE-ja, Gjermania, Zvicra, Italia, Austria etj.

Qeveria në dokument planifikon që papunësia të jetë në rënie në vijim, dhe në vitin 2026 do të zbresë në 9.5%, por nga ana tjetër produktiviteti i përgjithshëm i punës vlerësohet me përmirësim minimal.

1706017656_punesimi.jpg

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?