Monedhat e huaja u forcuan këtë të martë në kursin e këmbimit me lekun.
Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro dhe dollari u forcuan lehtë me repsektivisht 0.09 dhe 0.04 lekë. Kështu një dollar u këmbye të martën me 97.27 lekë, ndërsa një euro me 106.02 lekë.
Poundi britanik fitoi 0.55 pikë duke u këmbyer me 124.30 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 110.86 lekë ose 0.27 lekë më tepër se dje.
Komento