Ekonomi

Tregu valutor, forcohet euro bie dollari

19 Shtator 2023, 15:36| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 15:39

  • Share

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën, 19 shtator 2023, monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.14 lekë.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0.03 lekë në kuotën e këmbimit me 106.42 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas. Ndryshe nga monedha e gjelbër amerikane që ra në vlerën e 99.61 lekëve.

Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.

Forcimi i euros përkon me fundin e sezonit turistik.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?