'Treguam karakter', Mehmeti lartëson Partizanin! Trajneri i Teutës polemizon: Shënuan gol të parregullt

10 Prill 2022, 10:25| Përditesimi: 10 Prill 2022, 11:17

  • Share

Kupat e Europës përmes kampionatit tashmë janë një mission mëse i arritshëm për Partizanin. Të kuqtë në javën e 28 të Superligës, mposhtën 2-1 me përmbysje Teutën, kampionen në fuqi që tani rrezikon të zbresë nga kategoria.

“Çunat treguan forcë karakteri, duke e kthyer rezultatin në favorin tonë,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

“Ishte një fitore e rëndësishme sepse na jep vazhdimësi dhe na afron akoma më shumë me objektivin tonë që janë kupat e Europës,”-u shpreh Sherif Kallaku, futbollist i Partizanit.

“Kur nuk anulohet ai gol që për mendimin tim ishte offside nuk kemi çfarë flasim më tepër sepse e ndryshon komplet rrjedhën e lojës,”-deklaroi Renato Arapi, trajner i Dinamos.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?