Trëndafila të bardhë dhe qirinj, studentët e Filologjikut kryejnë homazhe për Sikela Perroi që ndërroi jetë nga aksidenti te mbikalimi i TEG-ut

11 Mars 2023, 12:03| Përditesimi: 11 Mars 2023, 12:51

  • Share

TIRANË- Trëndafila të bardhe dhe qirinj janë ndezur në dritaret e fakultetit Filologjik në përkujtim të Sikela Përroi, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, nga aksidenti fatal që ndodhi pasditen e së enjtes (9 mars) te mbikalimi i TEG-ut.

Studentët e gazetarisë si dhe drejtuesi i departamentit të Gazetarisë Mark Marku, kryen homazhe në kujtim të 23-vjeçares e cila ishte studente për Gazetari dhe Komunikim. Ato ndezën qirinj pranë fotos së studentes dhe duartrokitën për të vlerësuar kolegen dhe miken e tyre.

Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet të jetë shkaku i aksidentit të rëndë te rreth-rrotullimi i TEG-ut që i mori jetën 3 të rinjve, dhe la të plagosur 3 anëtarë të së njëjtës familje. Shoferi 22-vjeçar që fluturoi me makinë dhe zuri një tjetër poshtë, ishte ndëshkuar 5 herë për shkelje në rrugë brena 5 muajsh dhe në rrjetet sociale postonte video ku udhëtonte me mbi 200 kilometra në orë.

‘Audi’ i drejtuar nga 20 vjeçari Klevis Ruçaj, që vinte nga Farka në Unazën e Madhe Lindore të Tiranës çau barrierat në rrreth-rrotullimin e TEG-ut dhe përfundoi në anën tjetër të rrugës dhe ranë sipër një automjeti Hundai që ishte në lëvizje.

I riu ndërroi jetë së bashku me 2 pasagjeret në makinën e tij Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe. Të plagosur mbetën 3 anëtarë të një familje në automjetin e goditur nga lart, që po lëviznin në drejtim të Elbasanit, gjendja e të cilëve raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 12:51
Aksidenti te mbikalimi i TEG-ut/ Del VIDEO tjetër, i riu me shpejtësi skëterrë çan barrierën dhe ‘fluturon’ nga mbikalimi

Report Tv ka siguruar një video tjetër të aksidentit tragjik që ndodhi te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj. Klevis Ruçaj, i cili drejtonte makinën tip ‘Audi’, po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe tej normave të lejuara, duke rrezikuar edhe makinat e tjera.

Siç shihet i riu i cili ishte në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rreth rrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan. Pari ra nga mbikalimi makina u përplas me një ‘Benz’, duke lënë të plagosur edhe tre anëtarë të një familje.

I riu ndërroi jetë së bashku me 2 pasagjeret në makinën e tij Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe. Të plagosur mbetën 3 anëtarë të një familje në automjetin e goditur nga lart, që po lëviznin në drejtim të Elbasanit, gjendja e të cilëve raportohet jashtë rrezikut për jetën.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/03/2023 02:13

    Mua me beri pershtypje fakti qe ishte gjobitur 5 here per shkelje te ndryshme,por vetem ne heren e fundit zbulohet e gjobitet per mungese inshurence.Ketu ku jetoj une,policia kur te ndalon per kontroll dy gjera te kerkon perhere,patenten dhe inshurencen,nuk lejohesh te ngasesh makinen pa inshurence.Cfare dreq ligjesh ka ne Shqiperi qe e lejojne nje gje te tille?! Cfare dreq policesh jane keta qe nuk kerkojne inshurencen bashke me patenten kur kontrollojne shoferet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?