Asma al-Assad, 49 vjeç njihej edhe "Lady Di e Orientit" dhe "Trëndafili i shkretëtirës". Gruaja në krah të diktatorit sirian Bashar al-Assad (59 vjeç) ishte iluzioni i bukur e një regjimi vrastar torture. Me rënien e tiranit u zhduk edhe jeta e saj luksoze.
Javën e kaluar, vajza e një familjeje të pasur siriano-britanike, dhe tre fëmijët e saj, u desh të nxitonin që të arratiseshin nga vendi, njerëzit e të cilit kanë vuajtur për dekada nën presionin e madh të familjes në pushtet të Assad-it. Ajo gjeti strehë në Rusinë e Putinit, e cila deri më tani ka qenë dora mbrojtëse mbi kasapin e Damaskut.
Asma al-Assad lindi më 11 gusht 1975 në Londër, prindërit e saj vininin nga qyteti Homs në Siri. Babai i saj, Fawaz Akhras, është një kardiolog i shquar, nëna Sahar Akhras ka punuar si diplomate në ambasadën siriane në Londër.
Zonja Assad gëzonte një arsim të klasit të parë: studioi shkenca kompjuterike dhe letërsi franceze në “King's College” në Londër. Më pas punoi si bankiere investimesh në “Deutsche Bank” dhe “J.P. Morgan”.
Pas martesës në vitin 2000, Asma al-Assad u bë Zonja e Parë e Sirisë. Fillimisht perceptohej si moderne dhe progresive, por imazhi i tyre ndryshoi në mënyrë dramatike me fillimin e luftës civile siriane. Ndërsa regjimi terrorizoi njerëzit me bomba fuçi dhe gaz helmues, ajo shijonte jetën luksoze.
Në vitin 2018 u njoftua se Asma al-Assad kishte kancer të gjirit. Ajo iu nënshtrua trajtimit, më vonë u shfaq përsëri në publik - dhe i qëndroi gjithmonë besnike burrit të saj të fiksuar pas pushtetit.
Perandoria e Assad-it është shembur. Familja e urryer në pushtet gjeti strehim te diktatori rus, Putin. Për Asma al-Assad-in është fundi i turpshëm i jetës së saj mes shkëlqimit dhe luksit./ BILD
Si grate e politikse shqiptare
Përgjigju