Lifestyle

Trendet e vjeshtës 2021, ja çfarë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj për këtë sezon

17 Shtator, 12:10| Përditesimi: 17 Shtator, 12:28

Ndryshimet e shpeshta të cdo sezoni bëjnë që sidomos zonjat dhe vajzat të ndryshojnë garderobën e tyre çdo vit. Por për stilisten Anila Konomi kjo është e panevojshme pasi mjafton të bësh blerje të zgjuara dhe do të zgjasin për një kohë të gjatë në garderobë:

Prandaj ajo këshillon që të minimizojmë garderobën sa më shumë duke mbrojtur kështu edhe mjedisin nga kimikatet me të cilat prodhohen materialet që përdoren për të stiluar veshje të ndryshme, duke zgjedhur sidomos materialet organike:

“Është mirë që njerëzit ta minimizojnë një cik garderobën e tyre, që do të thotë të gjejnë stilin e tyre dhe të blejnë sa më pak por kjo është edhe njëlloj kontributi që ti i jep kësaj bote sepse mendoj ashtu siç ne e ndotim ambientin me plastikat ashtu edhe materiali duhet të kthehet në një material organik. Femrat janë pak të vështira në këtë pjesë sepse duan që garderobën ta kenë plotë, duan të hedhin cdo vit por kjo është shumë e dëmshme sepse thuhet që në vendet ku prodhohet materiali nuk po arrihet të shihet edhe qielli nga kimikatet dhe kjo është shumë e dëshmshme. Prandaj do ti thoja të jenë klientë të mencur të kenë një garderobë që të flasi me personalitetin e tyre ta kenë të realizuar bukur me materiale organike dhe do të thoja që është mburrje sepse ti mund të mbash një fustan dhe ta veshësh tre herë në javë kur ai I ka të gjitha kriteret. Ka një material organik, është I përshtatur me trupin tënd dhe të përfaqëson ty shumë mirë dhe këto janë tre elemente që janë të mjaftueshëm  që ti ti mbartësh” tha stilistja Anila Konomi.

Ndërsa ajo këshillon që sipas modës së kohëve të fundit zonjat dhe vajzat të përdorin  kostumet sa më shumë, duke cilësuar ngjyrat e forta si ‘trend’ i momentit:

Unë do të thoja që janë me fat në këtë periudhë të modës të këtyre 2-3 viteve sepse pikërisht janë në modë shumë veshjet kostumet domethënë vajzat zonjat I shohim me kostume që është një mbartje shumë e mirë që është aq sa sensuale edhe potenciale si veshje, kuptohet që kostumet kanë ardhur në ngjyra më të forta në vjolë që është ngjyra më e kërkuar, në blu, edhe nude është por me shumë tek ngjyrat e forta. Është një modë shumë praktike sepse poshtë atij kostumit mund të mbash cdo lloj këmishe dhe në një moment ti mund të prezantohesh me kostum dhe gjatë ditës ti clirohesh nga ky kostum.

Duhet ta filloni me një kolor nude fillimin e javës dhe pastaj nga fundi javës përdorni ngjyrat e forta sepse pikërisht fundjava sjell një shplodhje në portret dhe ti e mban nude-ën dhe pastaj ngjyra e fortë është ajo që të heq lodhjen dhe ke nevojë për atë energjinë sepse kolori që mbart të jep edhe energji të brendshme. Veshja gjithmonë ndikon në performancën dhe gjendjen tonë shpitërore" u shpreh ajo. 

Duke theksuar rëndësinë e përshtatjes së ngjyrës për t'u ndjerë sa më të shplodhur dhe për të marr sa më shumë energji prej veshjeve që përdorim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?