TIRANË- Me ndërrimin e stinëve duket se ‘lindin’ edhe trendet e reja, ngjyrat ndryshojnë, por edhe aksesorët. Për dilemën se si të vishemi në një sezon të ri, duke shpenzuar pak para në emisionin “Rreze Dielli” ishte e ftuar blogerja Rina Kuqo.
Ja cilat janë ngjyrat dhe trendet e këtij sezoni:
“ Mund të them që para dy tre vitesh ka qenë shumë fosfori I ndezur, nuk është më ai lloj fosfori janë thjesht ngjyrat por ngjyra psh: roza e ndezur ose bluja e fortë. Pasteli vazhdon të qëndrojë por mund të themi që në lsitën kryesore janë ngjyrat e forta, domethënë pigmenti më I fortë I secilës kolor roza, mentja, bojëqielli” u shpreh ajo.
Aksesorët
“Është rikthyer moda e viteve 50’ 60’ shajet në kolore të ndryshme, në dizanje të ndryshme, është trend t’i mund ta mbash në shumë lloje mënyrash të ndryshme, mund ta vendosim të lidhur pas koke, ose te pjesa e dekoltes, e plotësojnë look-un” shpjegoi ndër të tjera ajo për trendet e reja.
Trendi i çizmeve edhe në verë
“Çimzet e bardha do t’i shohim edhe përgjatë verës, edhe me minifunde, edhe me fustane edhe me funde treçerekshe, do të mbahen pra edhe në verë me takë ose jo me take”
Diferenca midis takave dhe atleteve
“Mendoj se këpuca është ajo që na tregon se ku duhet veshur kjo veshje domethënë ndan kohën paradite ose mbasdite” tha ajo.
Bizhuteritë dhe syzet
Unë i rekomandoj dhe në përditshmërinë time nuk dal kurrë nga shtëpia pa vendosur aksesorë, sidomos vëthët" tha Rina Kuqo.
Xhinsi dhe xhaketa me vata dy trendeT që do të shohim më shpesh:
“Përpos ngjyrave do cilësoja xhinsin, këtë vit e kemi në ngjyra të ndërthura të xhinsit dhe në modele të ndryshme. Kemi xhinse jo të zakonshme, do ti shohim në jumpsuit, në funde, në xhaketa gjithashtu dhe xhaketat me vata të mëdhaja” përfundoi blogerja Rina Kuqo.