Trendi i momentit/ Ja cilat janë kafshët shtëpiake më të çuditshme që po preferohen kohët e fundit ( VIDEO)

23 Dhjetor 2020, 12:49| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 13:01

  • Share

TIRANË- Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ folëm për kafshët shtëpiake të çuditshme dhe për njerëzit të cilët guxojnë t’i mbajnë në shtëpitë e tyre. Papagaj, kavje apo chinchilla, janë disa nga kafshët e çuditshme që shumë persona preferojnë që të kujdesen dhe të mbajnë në shtëpitë e tyre.

Për disa nuk është e thjeshtë ndërsa për të tjerë mbajtja e një kafshe të tillë në shtëpi është një mënyrë për të larguar stresin dhe për të kaluar kohën e  lirë. Xhulja Selfollari është një vajzë e cila prej disa kohësh ka vendosur që të mbaj si kafshë shtëpiake dy papagaj, për të cilët shprehet se I ka dashur shumë që kur ishte fëmijë. Ozi dhe Zoi janë dy papagajt për të cilët kujdeset ajo, të cilët arrijnë edhe të flasin. Ndërsa e pyetur për vështirësitë e të mbajturit një kafshë të tillë,  shprehet se mirëmbajtja e tyre nga ana financiare kushton shumë:

‘’ Janë të shtrenjta, kushtojnë kur i blenë,por edhe mirëmbatja deri diku është pak e lartë, sepse përveç frutave dhe perimeve që konsumojmë ne, konsumojnë edhe fruta të thata, dhe ne e dimë shumë mirë se sa janë çmimet e bajameve, kikirikëve. Çdo ditë hanë fruta të thara, përvec ushqimit të vet që ka edhe spec djegës për parazitet’’ tha ajo.

Ndërsa një tjetër kafshë  e cila po preferohet gjithmnë e më shumë sidomos nga fëmijët, për t’I mbajtur si kafshë shtëpiake është Chinchilla. Sara Kasaj është vajza e cila ka zgjedhur që të mbajë një kafshë të tillë shtëpiake:

‘’ E kam marr sepse mua më pëlqejnë shumë brejtësit sepse janë kafshë shumë të thjeshta për t’u mbajtur, nuk janë si qeni dhe si macja.’’ tha ajo.

 Por si mund të kujdesesh për një Chinchilla?

‘’ Duhet t’i nxjerrësh të paktën dy orë në ditë jashtë, sepse janë kafshë shumë lozonjare. I ushqen barë të thatë dhe peleta, barë të thatë më shumë sepse 70% e dietës së tyre, është barë I thatë. Nuk kanë qejf të rrinë vetëm, duan praninë e njerëzve ose të chinchilla-ve prandaj kam dy’’ përfundoi ajo.

Ndërsa sipas studimeve të fundit, kafshët shtëpiake janë një mënyrë shumë e mirë për të mos u ndjerë vetëm, dhe gjithmonë e më shumë mjekët po I rekomandojnë për personat që vuajnë nga depresioni apo ankthi. Vitet e fundit është kthyer në modë, mbajtja e kafshëve të çuditshme shtëpiake.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?