Kronikë

Treni bllokohet për 3 orë, pasagjerët: Nuk ka karburant

5 Prill 2018, 17:48| Përditesimi: 5 Prill 2018, 19:48

  • Share

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se treni i pasagjerëve Durrës-Shkodër ka mbi 3 orë i bllokuar në mes të rrugës, në fshatin Murqinë, në Fushë-Krujë, duke lënë kështu rreth 10 udhëtarë në rrugë. Sipas pasagjerëve, kjo ka ndodhur pasi treni nuk ka karburant, ndërsa punonjësit e trenit thonë:

Treni ka pësuar defekt teknik.

Punonjësit e trenit

Sipas burimeve të njëjta, ndodhen rreth 10 udhëtarë që udhëtojnë me këtë tren, të cilët theksojmë se kanë 4 orë pa ujë e pa bukë, e që presin mbase ndokush e ve ujin ne zjarr për ta. Ndërsa pasagjerët e tjerë të trenit janë larguar në mënyra të ndryshme sipas rrethanave të mundshme.

( Treni i pasagjerëve i bllokuar në fshatin Muriqan, Fushë-Krujë )

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 16/06/2018 23:12

    Rrnofte Berisha..qebani ndryshime..qiti trenin ne rruge makine.

    Përgjigju
  • diku: 05/04/2018 19:32

    E ka blloku Luli per te shkuar te greve. A shqiperi shqiperi kur do behesh si gjithe bota 45 vjet komunizem edhe gati 30 vjet demokraci e njejta gje???? Politika shqiptare e ka marre ne qafe ate vend te mjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?