Bota

Treni i shpejtë nga Mynihu përplaset me trenin çek, 3 të vdekur dhe 31 të plagosur

4 Gusht 2021, 10:40| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 15:52

  • Share

Tre persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë lënduar, kur një tren i shpejtë i nisur nga Mynihu i Gjermanisë u përplas me një tren udhëtarësh mëngjesin e të mërkurës në Republikën Çeke.

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rënda  dhe janë transportuar nga vendi i aksidentit me helikopter. Viktimat e aksidentit të rënda janë dy dy drejtuesit e trenave dhe një grua pasagjere. 

Shërbimi rajonal i shpëtimit tha se aksidenti mes trenave ndodhi në qytezën perëndimore çeke, Domazlice.

Agjencia e lajmeve, CTK, raportoi se shërbimet emergjente dërguan katër helikopterë pas aksidentit, që ndodhi pas orës 8 të mëngjesit afër fshatit Milavce, 140 kilometra në jugperëndim të Pragës dhe në zonë kanë arritur menjëherë edhe ndihma nga shteti gjerman. 

Sipas mediave lokale, trenat që u përplasën ishin një tren EX 351 me shpejtësi të lartë nga Gjermania dhe treni çek OS 7406 midis stacioneve Domazlice dhe Blizejov.  Aksidenti u raportua të ketë ndodhur pas orës 6 të mëngjesit .

Ministri i Transportit Karel Havlicek theksoi se shkak i ngjarjes së rëndë është një gabim njerëzor. Havlicek në një postim në Twitter shkroi se : "EX 351 kaloi pa vënë re një sinjal që tregonte se duhej të ndalonte dhe u përplas me një tren pasagjerësh," duke shtuar se situata ishte serioze.

Ndërkohë që Policia ka deklaruar se kanë përfunduar kërkimet. 

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrofte KOMUNIZMI!: 04/08/2021 14:23

    E po ku i keni ato pajisjet elektronike e te kontrrollit e te drejtimit automatik e plot teknika te tjera?!! Dy vende me nje zhvillim te madh teknollogjik e industrial e ndodhin te tilla aksidente si ne Pakistan e Bangladesh... E keshtu kuptohet qe nuk eshte teknika ajo qe do ta shpetoje njerezimin, por vetem kthimi i sistemit dhe vendosja ne te gjithe Boten e Sistemit te Shenjte KOMUNIST!

    Përgjigju
    • Elsa: 04/08/2021 16:43

      po si ke ken mar ta marrsha ....

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?