Një aksident është regjistruar në fshatin Domje të Tiranës mengjesin e sotëm kur një tren rreth orës 08:12 ka përplasur një automjet me drejtuese shtetasen E.M. Për pasojë makina është zhvendosur duke përfunduar në kanal.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Treni ishte i linjës Durrës-Kashar dhe drejtohej nga mashinisti G.B, ndërkohë që policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento
Mesiguri do kete hyre me semafor te kuq Treni :)
Përgjigju