Një nga zhvillimet më të rëndësishme infrastrukturore që pritet të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të vendit është rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimi drejt aeroportit të Rinasit. Folëm për rëndësinë e nismës "Treni po vjen", për informimin e qytetarëve, nxënësve, udhëtarëve dhe për gjithçka që duhet të dijë publiku për këtë projekt, si edhe per stacionet ekzistuese apo edhe të reja. Linja pritet të jetë funksionale në fund të këtij viti për transportin e pasagjerëve dhe të mallrave, duke hapur një epokë të re për transportin publik në Shqipëri.Çmimi i biletës sipas ekspertes do të jetë 200 lek ndërsa stacioni në Tiranë do të jetë në fund të bulevardit të parë.
Komente

Kjo eshte gje e mire se lehteson trafikun e renduar dhe eshte mire te vleresojme ato gjera te mira pavaresisht bindjeve partiake
Përgjigju120 vjet shtet as tren nuk keni cecececece
PërgjigjuLajm i mire! Te shpresojme se nuk do te kufizohen vetem me hekurudhat ekzistuese/! Ka ardhur koha te lidhen me hekurudha dhe qytete qe nuk jane lidhur me pare.Personalisht mendoj qe cdo qender rrethi,jo qarku duhet lidhur me hekurudhe.
PërgjigjuBota po ben trena 400km+ ne ore pa prek ne toke fare, ne kemi 5 vjet per me be 40km hekurudhe me tren me nafte çaf-çuf. Skema e vjedhjes qe i lane hekurudhat te vdesin qe te mund te mjelin ri-ndertimin.
PërgjigjuHahahahahahhaha
Me vjen mire qe po rikthehet, ndoshta, nje sherbim qe ne Europen moderne perdoret gjeresisht. Me vjen ne te njejten kohe keq qe eshte humbur kohe, eshte demtuar infrastruktura ekzistuese dhe biseda e zonjes, informimi i saj duket si para 75 viteve kur filloi ne gjeneze ndertimi i hekurudhes Tirane - Durres duke perfunduar ne vitin 1950. Edhe atehere me siguri eshte folur per rendesine e hekurudhes, i vetmi ndryshim eshte se nuk kishte makina, por karroca me gomer dhe kuaj. Po flitet edhe per industrine ushtarake, edhe ate e shkaterruam ne vend qe ta rehabilitonim dhe transformonim ne varesi te kushteve te reja gjeopolitike, sociale, ekonomike. Nejse! Eshte pjese e procesit zhvillimor ndoshta.
PërgjigjuËshtë gjë e mirë të edhe transport hekurudhor,por ne shqiptarët jemi rracë e poshtër.Kam udhëtuar me tren kur hekurudhat ishin funksionale në Shqipëri,por kur treni kalonte nëpër fshatrat buzë hekurudhës fëmijët e egër të tyre qëllonin me gurë xhamat e dritareve të trenave duke i thyer ato duke rrezikuar jetën e udhëtarëve.Nuk e besoj që këta fëmij të jenë zbutur apo prindërit e tyre të jenë qytetëruar në kohën e sali malokut.