Kylian Mbappe

Tri pikë me vuajtje në Champions, Mbappe: Kundërshtari i fortë, tani mendjen në La Liga

18 Shtator, 18:44| Përditesimi: 18 Shtator, 18:53

  • Share

Real Madrid fitoi 3-1 të martën kundër Stuttgart, në raundin e parë të formatit të ri të Champions League. Edhe pse rezultati tregon për tre gola të shënuar nga vendasit, djemtë e Ancelottit nuk e patën të lehtë të merrnin tri pikë.

Rudiger në minutën e 83 dhe Endrick në shtesë ishin ata që i dhanë frymëmarrje ‘Galaktikëve’. Gol ii parë i sfidës u shënua nga Mbappe, me sulmuesin e Real që tregoi për vështirësitë.

“Ishte një natë e mrekullueshme. Ne donim ta nisnim me fitore. Ishte një ndeshje e vështirë, por Liga e Kampionëve është gjithmonë e vështirë.Liga e Kampionëve ka ndryshuar dhe e rëndësishme është të fitojmë për të parë nëse kualifikohemi shpejt apo jo.

Tani do të vazhdojmë me kampionatin dhe shpresojmë të fitojmë të shtunën në shtëpi. Loja ishte e vështirë. Ata luajnë mirë dhe ne kishim probleme të luanim dhe të merrnim topin nga pas. Kishim mundësi për të shënuar, por pjesën e dytë e nisëm shumë mirë. Bëmë presion, luajtëm lojën tonë dhe shënuam golin e parë shpejt.

Ndeshja ishte si në një ring boksi dhe ata barazuan. Pastaj, të gjithë tifozët madrilen punuan shumë dhe ne shënuam të dytin. Më vonë, Endrick shënoi golin e tij dhe ne fituam ndeshjen”, tha Mbappe.

Mbappe tani ka shënuar në tre ndeshjet e fundit të Real Madridit, por ai thotë se mund të bëjë më shumë.

“Unë mund të bëj më shumë. E di që do të bëj më shumë. Çdo ndeshje ndihem më mirë dhe tani shënoj gola. Jam i lumtur këtu”, ka thënë Mbappe.

Ylli francez kishte 48 gola në Ligën e Kampionëve përpara se të nënshkruante për Real Madridin, teksa tani ka arritur të 49-in duke realizuar në ndeshjen e parë me fanellën e Real Madrid në këtë turne.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?